E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten temperaturat, moti i nxehtë deri në fund të majit

Temperaturat e larta të verës jo vetëm kanë mbërritur në vendin tonë, por do të qëndrojnë edhe shumë gjatë. Termometri ka shënuar 31 gradë celsius dhe këto temperatura do të qëndrojnë deri në fund të këtij muaji. Klima ka nisur të bëhet kapricioze, kjo dëshmohet edhe përmes shirave dhe kthjellimeve të menjëhershme brenda 24 orëve. Sipas meteorologëve, në vendin tonë, që karakterizohet nga një klimë mesdhetare, ka hyrë një valë e re tropikale, që ka sjellë edhe këto ndryshime të shpeshta të motit, të shoqëruara edhe me shumë lagështi. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave dhe i motit shoqërohet me viruse të ndryshme, ndërsa ndikon edhe në përkeqësimin e shëndetit të personave me alergji, astmë, reumatizëm etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›