E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rexhina 2" bllokon 19 makina, tre rezultojne te vjedhura

Lezhe- Bllokohen 19 mjete luksoze nga policia e Lezhes dhe e Kurbinit, qe dyshohet se jane te vjedhura brenda dhe jashte vendit me qellim trafikimin de shitjen me pjese. Diten e djeshme ka startuar operacioni i koduar "Rexhina 2" nga sektori Kunder Krimit te Organizuar, ndersa patrullat evidentuan 19 automjete me mangesi dokumentacionesh dhe qe dyshoheshin si te vjedhura. Burime zyrtare te policise vendore thane dje per gazeten "KJ" se paraprakisht rezultojne tre automjete te vjedhura, ndersa per 16 te tjerat pritet konfirmim nga zyra e Interpol Tiranes. Mesohet se makinat e vjedhura iu sekuestruan Kurt Cakonit, nga Kurbini, nje mjet i tipit "Mercedes Benz", me targe LA 6606 A, Ilir Prekes, banues ne Balldre te Lezhes, nje automjet i tipit "Fiat Dukati", me targe LE 071 A dhe Pjeter Nikollit, banues ne Lac, nje "Suzuki Vitara", me targe LA 2135 A. Policia tha se mjetet dyshohen si te vjedhura ne Tirane dhe me pas jane derguar ne Lezhe, ndersa per te tre pronaret e tyre aktuale, materialet i jane kaluar per hetim te metejshem Prokurorise se Rrethit Lezhe dhe Kurbin, me akuzen e "trafikimit te mjeteve motorike". Aktualisht pritet konfirmimi nga Interpol Tirana per 16 automjetet e tjera te bllokuara, nese jane vjedhur jashte vendit.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›