E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat japin më shumë kredi në lekë për shkak të zhvlerësimit të tijNga Fitim ZekthiSistemi bankar në vend vazhdon të jetë nën ngërçin e shkaktuar nga kriza ekonomike botërore, ndonëse me nisjen e 3-mujorit të dytë ka filluar të ndihet një përmirësim

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Bankat japin më shumë kredi në lekë për shkak të zhvlerësimit të tijNga Fitim Zekthi

Sistemi bankar në vend vazhdon të jetë nën ngërçin e shkaktuar nga kriza ekonomike botërore, ndonëse me nisjen e 3-mujorit të dytë ka filluar të ndihet një përmirësim i lehtë i aktivitetit në atë që është më e rëndësishmja për ekonominë: dhënien e kredive. Banka e Shqipërisë bëri me dije dje në një raport të sajin për 3-mujorin e parë të tashëm se kreditë krahasuar me 3-mujorin e fundit të vitit 2008 janë rritur gjatë këtij 3-mujori, por ky ritëm është i vogël krahasuar me ritmin e pjesës së parë të vitit të vjetshëm apo edhe me herët. Ritmi i rritjes së kredisë, tha Banka e Shqipërisë, vlerësohet rreth 5.25% apo 20.84 miliardë lekë, kundrejt rritjes me 5.07% (19.14 miliardë lekë) një 3-mujor më parë. Por, sipas vlerësimeve, e gjithë kjo rritje më së shumti ka të bëjë me ndryshimin e kursimit të këmbimit të lekut me monedhat e huaja. Pra, zhvlerësimi i lekut ka bërë që sasia e kredive të duket sikur është rritur ndjeshëm, gjë që në fakt nuk është e tillë me gjithë shenjat pozitive të shfaqura.

Në lidhje me treguesit e tjerë të sistemit bankar në vend Banka Qendrore tha se ai ka regjistruar një rritje të lehtë të totalit të aktiveve, në masën 0.04% në terma relativë kundrejt fundit të vitit 2008. Një tregues shqetësues mund të konsiderohet rënia e kredive në valutë, në rast se kjo gjendje do të vazhdojë. Ndryshe nga 3-mujori i fundit i vitit që kaloi, në 3-mujorin e parë të këtij viti vihet re se janë dhënë më shumë kredi për ekonominë sesa për individët. Ky mund të jetë një lajm i mirë, ndonëse mund të ndikojë te konsumi duke e ulur atë. Kreditë e këqija, sipas raportit të Bankës, kanë qenë më ulëta gjatë këtij 3-mujori. Raporti “Kredi me probleme/teprica e kredisë” përllogaritet në nivelin 7.55% krahasuar me 6.64% në fundvitin 2008. Ky tregues regjistroi nivelin më të lartë të gjashtë viteve të fundit në muajin shkurt të vitit 2009, kur arriti nivelin 7.77%. Cilësia e kredive vijon të shfaqet më problematike për bizneset. Gjithashtu, portofoli i kredive në lekë vijon të jetë më problematik në drejtim të cilësisë së tij kundrejt portofolit te kredisë në valutë. Fenomeni i tërheqjes së depozitave, i cili u shfaq fillimisht gjatë muajit tetor 2008, ka vijuar edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2009. Në fund të marsit totali i depozitave të sistemit paraqitet 634.5 miliardë lekë, 2.5% më pak krahasuar me fundin e vitit. Gjithashtu, që nga muaji tetor, muaji mars 2009 përbën muajin me rënien më të vogël. Bazuar në të dhënat operative, për periudhën 1 prill 2009 deri më 08 qershor 2009, rezulton se depozitat në tri monedhat kryesore kanë shfaqur rritje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›