Kryetari i Bashkisë së Vlorës padit kompaninë e prodhimit të kartave të identitetitNga AlsatKryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka paditur në prokurori për shpërdorim detyre konsorciumin “Aleat”, që merret me aplikimin dhe shpërndarjen e ka
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës padit kompaninë e prodhimit të kartave të identitetitNga AlsatKryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka paditur në prokurori për shpërdorim detyre konsorciumin “Aleat”, që merret me aplikimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit. Sipas Gjikës, procesi i zgjedhjeve të 28 qershorit në Vlorë po rrezikohet seriozisht për shkak të mospajisjes së qytetarëve me karta, pasi gjysma e votuesve janë pa asnjë dokument identifikimi.
“Janë rreth 187.428 zgjedhës, nga të cilët kanë aplikuar 70.601 zgjedhës dhe kanë marrë kartat e identitetit vetëm 32 mijë prej tyre. Pra, më pak se gjysma e atyre që kanë aplikuar kanë tërhequr kartat e identitetit. Unë i kam bërë një kërkesë zyrtare nga pozicioni i kryetarit të bashkisë kompanisë “Aleat” dhe drejtuesve të saj vendorë këtu në Vlorë, për të na vënë në dispozicion me transparencë të plotë listën zyrtare të qytetarëve që janë me pasaportë, dhe sigurisht pastaj me emër e mbiemër listën e qytetarëve që janë pa pasaportë, që kanë aplikuar dhe kanë tërhequr këtë kartë. Nëse kompania “Aleat” dhe drejtuesit e saj vendorë në Vlorë nuk do të na japin një përgjigje zyrtare dhe një informacion transparent progresiv, unë do të bëj një kallëzim penal në prokurori për shpërdorim detyre”, - thotë Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë së Vlorës.
Ndërkohë që nga ana tjetër prefekti i Vlorës, Hasan Halili, e cilëson normale pajisjen e qytetarëve me karta. “Në qoftë se ne do pranojmë si qeverisje që në 100 veta do të marrin pjesë 60 veta në votime, atëherë në Bashkinë e Vlorës duhet të jenë me dëshirë për të votuar 60 mijë votues. Nga këta 44.781 janë pajisur me karta identiteti. Ne themi që me këtë shifër do të përballohet mundësia e të drejtës për të votuar”, - bëri të ditur Hasan Halili, prefekt i Vlorës.
Të kontaktuar nga ALSAT, përfaqësuesit e kompanisë “Aleat” në Vlorë konfirmojnë padinë nga ana Bashkisë së Vlorës, ndërsa garantojnë se ata po bëjnë ç’është e mundur për pajisjen e qytetarëve me karta. Realisht, qyteti i Vlorës ka vetëm një ndërtesë, ku bëhet njëkohësisht aplikimi dhe shpërndarja e kartave të identitetit, nga ku në një zyrë janë 3 kompjuterë aplikimi dhe nga ana tjetër 3 sportele të shpërndarjes së kartave, ku vërehen edhe radhë.