E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Do manipulohen zgjedhjet. Nuk mund të votojnë mbi 10% e votuesveNga Tema Kryeministri, Sali Berisha, tha dje se është i vendosur që të bëjë zgjedhje edhe pa Partinë Socialiste. Berisha tha në Divjakë se Rama ka krijuar koalicionin e boj

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

PS: Do manipulohen zgjedhjet. Nuk mund të votojnë mbi 10% e votuesveNga Tema

Kryeministri, Sali Berisha, tha dje se është i vendosur që të bëjë zgjedhje edhe pa Partinë Socialiste. Berisha tha në Divjakë se Rama ka krijuar koalicionin e bojkotit.

“Kjo fushatë, siç e shihni ju, është një festë e vërtetë. Shqiptarët kanë vendosur të rikthejnë vitin ‘92, lavdinë e tyre elektorale. Por, një njeri, i cili duket se nuk e ka as nanogramin e fundit të moralit politik dhe njerëzor, do të bojkotojë zgjedhjet. Ky është Edi Rama. Edi Rama po përpiqet të krijojë koalicionin e bojkotit. Unë dua t’i them këtu para jush se ne do të votojmë në të drejtën tonë, do të votojmë si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s, do të votojmë të lirë, do të votojmë me maturi politike. Por, në qofte se ti vendos që për karrigen të bojkotosh zgjedhjet, koshi i plehrave të historisë të pret, se ne do të fitojmë”, - tha Berisha.

“Ti, Edi Rama, tregon se ke mbetur në komplekset e lustraxhiut të bustit, ke mbetur në labirintet e atyre, për të cilët vota ishte plumb për armikun. Ty, Edi Rama, të ka mbetur ora te baballarët e tu. Por, unë të them edhe një herë këtu që mos i llogarit hesapet gabim, sepse me ty dhe pa ty shqiptarët do t’i bëjnë zgjedhjet, sepse me ty dhe pa ty do të bëjmë zgjedhjet më të mira, sepse me ty dhe pa ty do të ndërtojmë Shqipërinë evropiane. Merr çdo vendim”, - vijoi më tej Berisha.

Sërish kryeministri tha se është gati të bëjë ndryshime në ligj për t’i mundësuar Ramës që të jetë në listat zgjedhore.

“A keni parë apo keni dëgjuar ndonjëherë ju, të dashur qytetarë, i pyesni edhe socialistët në botë, që kryetari i partisë kryesore opozitare ta nisë partinë në zgjedhje dhe vetë të fshihet nën karrigen e lejeve të ndërtimit të bashkisë?

Këtë turp nuk e ka bërë kush kurrë, këtë turp nuk ia lejon vetes asnjë politikan. Madje, këtë turp nuk e kanë bërë as edhe në vendet gjysmë-demokratike, pasardhësit e klikave komuniste. Nëse ti do ta bësh sot, bëje. Ne do të shkojmë në zgjedhje. Po të jap afat 24 orë dhe nesër, në qoftë se do, të ndryshojmë ligjin dhe vihu në krye të listës. Shqiptarët të lexojnë ty lakuriq siç je. Shqiptarët nuk do të të pyesin, ata do të shkojnë në zgjedhje”, - u shpreh kryeministri.

Ndërsa në Librazhd, Berisha akuzoi Ramën se ka fituar zgjedhjet e vitit 2007 me certifikata e tha se një gjë e tillë nuk do të përsëritet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›