Bankat kanë humbur miliona euro për shkak të krizësNga TemaSektori bankar në vend është prekur nga efektet e krizës ekonomike botërore. Duke iu referuar të dhënave zyrtare sektori bankar që operon në Shqipëri ka pësuar rrjedhje monetare. Statistikat
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Bankat kanë humbur miliona euro për shkak të krizësNga TemaSektori bankar në vend është prekur nga efektet e krizës ekonomike botërore. Duke iu referuar të dhënave zyrtare sektori bankar që operon në Shqipëri ka pësuar rrjedhje monetare. Statistikat tregojnë se bankat e nivelit të dytë, pas një rritjeje sezonale të mjeteve valutore neto në dispozicion të tyre gjatë muajve gusht e shtator 2008, dedikuar kryesisht prurjeve të emigrantëve, veçanërisht në tetor kanë përjetuar një rënie të theksuar të fondeve në dispozicion. Në tetor mjetet valutore neto të tyre janë ulur me 22.2 miliardë lekë të reja krahasuar me një muaj më parë. Kjo situatë ka vijuar edhe në muajin nëntor, kur ulja e këtyre mjeteve ka shënuar shifrën 12.6 miliardë lekë të tjera, krahasuar me nëntorin. Kështu, vetëm gjatë dy muajve të fundit, të pasqyruar në buletinin zyrtar të financave publike, janë larguar nga thesaret e bankave që operojnë në vend 34.8 miliardë lekë. Sipas të njëjtave statistika, rezulton se, krahasuar me periudhën e fund-dhjetorit 2007, në përfundim të nëntorit të vitit 2008 bankat e nivelit të dytë kishin në zotërim, në total, një fond mjetesh valutore neto 47 miliardë e 898 milionë e 300 mijë lekë të reja më pak. E konvertuar në valutën evropiane, fjala është për një ulje mjetesh valutore prej mbi 371 milionë eurosh. Sipas statistikave, i gjithë sistemi bankar shqiptar, ku përfshihen edhe mjetet e bankës qendrore, gjatë gjithë vitit të kaluar ka pësuar ulje të vazhdueshme në mjetet valutore neto. Ndikimin kryesor në rënien e ofertës monetare gjatë muajit tetor e kanë pasur rënia e depozitave me afat në lekë, të cilat vetëm gjatë këtij muaji u ulën me rreth 0.2 miliardë lekë, veçanërisht rënia e depozitave në valutë me 15.9 miliardë lekë, si dhe rënia e depozitave pa afat në lekë me rreth 11.0 miliardë lekë. Kurse ndikimin kryesor në rënien e ofertës monetare gjatë muajit nëntor e kanë pasur rënia e depozitave me afat në lekë, të cilat vetëm gjatë këtij muaji u ulën me rreth 7.2 miliardë lekë, rënia e depozitave në valutë me 10.5 miliardë lekë, si dhe rritja e depozitave pa afat në lekë me rreth 2.2 miliardë lekë. Sikurse del nga këto statistika zyrtare, në tetor e nëntor janë tërhequr nga bankat depozita në valutë të huaj në masën 214 milionë euro. Në tetor, depozitat në total ishin 4.1 miliardë lekë më të ulëta se gjatë shtatorit dhe kjo tendencë ka vazhduar në nëntor, gjatë të cilit janë tërhequr depozita të tjera, duke bërë që totali i tyre të ishte 15.5 miliardë lekë më i ulët madje, se sa në tetor 2008.