E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha jep lejet për tokat e Fazlliçit dhe së bijës ArgitaNga Tema Kryeministri, Sali Berisha, nuk është vonuar aspak dhe në mbledhjen e parë të Këshillit të Rregullimit të Territorit i ka hapur dritën jeshile kthimit në park energjitik dh

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha jep lejet për tokat e Fazlliçit dhe së bijës ArgitaNga Tema

Kryeministri, Sali Berisha, nuk është vonuar aspak dhe në mbledhjen e parë të Këshillit të Rregullimit të Territorit i ka hapur dritën jeshile kthimit në park energjitik dhe industrial të zonës së Porto Romanos. Gazeta “TemA” ka sjellë fakte se aty ndodhen pronat e vajzës së kryeministrit, Argita Malltezit dhe sekserit të familjes kryeministrore, Damir Fazlliç. Ky i fundit madje e ka pranuar se ka blerë tokat e fshatarëve me çmime qesharake, për t’i shitur më pas ato me çmime shumë të kripura. Gjithçka ai e ka bërë në koordinim me vajzën e kryeministrit, e cila është realisht dora që qëndron pas këtyre aferave. Madje, gazeta “TemA” botoi një letërkëmbim mes Malltezit dhe një biznesmeni nga Lindja e Mesme, që kërkonte të investonte në burime energjitike. Malltezi i garantonte atij tokën, por dhe marrjen e së drejtës për të nisur punimet, me kusht që ajo të merrte tre për qind të vlerës. Duke përllogaritur se bëhet fjalë për investime prej qindra miliona dollarësh, fitimi i Malltezit do ishte disa milionë dollarë pa bërë asnjë lëvizje, thjesht duke ndikuar te babai.

Por dje kryeministri sërish i ka bërë një dhuratë së bijës, kur ka marrë vendimin për planin rregullues të Gjirit të Lalzit. Prej kohësh opozita ka denoncuar me fakte pronësinë e së bijës së kryeministrit në një fshat turistik në zonë. Sipas përfaqësuesve të opozitës, të gjitha investimet po bëhen për të pasur një infrastrukturë të mirë në dispozicion familja e Berishës. Kjo e fundit prej kohësh ka mësyrë tokat në zona bregdetare dhe, pasi i ka blerë ato me çmime të lira, i rishet me çmime më të kripura.

Madje Argita, duke përdorur emrin e një kompanie të huaj që merret me pasuri të patundshme, po bën pazare me bregdetin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›