E Diel, 1 Nëntor 2026

Partnerë në krimNga “Economist”Është e lodhshme qoftë edhe të flasësh për të. Më 3 korrik, në Vilnus, Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) miratoi një rezolutë që barasvlerëson Stalinin dhe Hitlerin. Ajo kë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Partnerë në krimNga “Economist”

Është e lodhshme qoftë edhe të flasësh për të. Më 3 korrik, në Vilnus, Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) miratoi një rezolutë që barasvlerëson Stalinin dhe Hitlerin. Ajo kërkoi që 23 gushti të jetë ditë zyrtare përkujtimi për miliona të shtypur, vrarë, deportuar, vjedhur e përdhunuar si rezultat i paktit famëkeq Molotov-Ribentrop mes Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik. Kjo marrëveshje dhe protokollet sekrete që e shoqëruan ishin dënim me vdekje për vendet nga Deti Baltik në Detin e Zi. Pasojat helmuese ndihen edhe sot.

Rezoluta duhet të ishte pritur me duartrokitje të fuqishme nga pala ruse. Tek e fundit, rusët ishin ata që vuajtën më shumë nga regjimi i Stalinit. Duke ndjekur trashëgiminë e tmerrshme të Leninit, Stalini e vazhdoi në mënyrë sistematike persekutimin e njerëzve më të mirë dhe më të talentuar të vendit.

Kushdo që lexon kujtimet klasike të stalinizmit, si “Rrëfimet e Kolima” të Varlam Shalamovit, ose “Shpresa kundër shpresës” të Nadezhda Mandelshtamit, ose një histori moderne si ajo e Anne Applebaum “Gulagu”, mbytet nga tmerri i atyre viteve. Është e vështirë që dikush të dalë kundër dënimit që i bëjnë ata.

Disa janë të mendimit se Stalini, pavarësisht egërsisë së tij të pakufishme, ishte një figurë e shquar në historinë ruse dhe sovjetike. “Tekstet e historisë ruse janë shembull). Por kjo anashkalon rezultatet shkatërruese të Stalinit si udhëheqës politik dhe ushtarak. Paranoja e tij eliminoi udhëheqjen e ushtrisë së kuqe: gjeneralët më të mirë u vranë ose burgosën. Ai gjithashtu injoroi paralajmërimet e bollshme për sulmin surprizë të planifikuar të Hitlerit në 1941. Kjo rezultoi thuajse shkatërruese.

Pas një llogarie, Stalini duhet parë po aq i keq sa edhe Hitleri. Ai ka një pjesë të mirë të fajit për luftën. Ishte aleanca e Bashkimit Sovjetik me Hitlerin që i dha udhëheqësit nazist vetëbesim për të sulmuar Poloninë. Vetëm gabimet e Hitlerit nuk i lejuan nazistët të fitonin luftën në Lindje - e ka mundësi gjithë spektaklin. Gjithashtu, nuk duhet harruar se stalinizmi ishte aq i urryer sa i shtyu shumë rusë të luftonin në anën e nazistëve - përfshi edhe në SS.

Shumë nga vendet e tjera kanë diçka për t’u ardhur turp nga historia e luftës. Një shembull i mirë është nxitja që Britania i bëri Çekosllovakisë të pranonte shpërbërjen në duar të nazistëve në 1938; bashkëpunimi i francezëve është një shembull tjetër.

Rezoluta e OSBE ngjalli zemërim në Rusi. Dhe vërtet, sipas ligjit të ri që e konsideron krim “falsifikimin e historisë”, kushdo që votoi për të, që e bisedon ose publikon, në Rusi do të dënohej me burg deri në pesë vjet.

Dështimi ekonomik i komunizmit dhe shtypja politike e bëjnë të vështirë që dikush të pretendojë se Bashkimi Sovjetik ishte përfaqësuesi i një qytetërimi të ri. Fitorja ndaj nazizmit i jep ca peshë morale, por nuk e shfajëson stalinizmin. Heroizmi i ushtarëve sovjetikë që përballuan pushtuesit nazistë është përdorur, edhe për të pastruar të shkuarën, edhe për të tërhequr vëmendjen nga paaftësia e drejtuesve të sotëm të Rusisë.

Debati nuk do të ndryshojë botën: Asambleja Parlamentare është thjesht magazinë muhabetesh në margjinë të OSBE prej 56 anëtarësh. Rezolutat e tyre nuk kanë fuqi ligjore. Megjithatë lajmi është i mirëpritur. Propagandistët rusë pëlqejnë të përdorin slogane historike, por urrejnë faktet historike. Debati në Vilnus e bën të vështirë të ruhet ky qëndrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›