E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, përpjekje për të disiplinuar shtypin pro doktoritNga Antena brenda familjesSandri e kaloi weekend-in në Dhërmi. Paskali i siguroi dy dhoma tek hoteli afër shtëpisë së tij në Palasë dhe prej andej vila qeveritare ku rri doktori dukej në pëllëm

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, përpjekje për të disiplinuar shtypin pro doktoritNga Antena brenda familjes

Sandri e kaloi weekend-in në Dhërmi. Paskali i siguroi dy dhoma tek hoteli afër shtëpisë së tij në Palasë dhe prej andej vila qeveritare ku rri doktori dukej në pëllëmbë të dorës. Ashtu ishte dhe më i qartë për ata që e pyesnin në telefon se si po kalonin në Dhërmi.

Problemi i tij kryesor është se si t’i paraqiste doktorit një plan për medien, me qëllim që ai t’ia njihte meritën Sandrit.

Një javë më parë e kishte debatuar gjatë këtë çështje me Fevziun në Golem. Fevziu ia kishte bërë të sigurt që Sokol Balla ka dhënë dorëheqjen nga Top Channel dhe Sandri filloi të mendojë për zëvendësuesin menjëherë. I pari që i erdhi në mendje ishte Lutfiu, se e pa aty afër,

- Shko ti, shumë mirë e bën ti atë punë. Ça të keqe ka? Se mos ishte më i zoti mendon ti Sokoli. Po i njoh unë ça k… janë këta. Bëjnë si gazetarë të mëdhenj. As i pjerdh fare, po gënjejnë këta pronarët që s’marrin vesh nga media. Dëgjo mua, shko ti se flas unë me Zamirin dhe Mondin.

- Të dukem gjë pa punë, - tha Lutfiu, që - po më gjen punë?

- Po jo mo burrë, se nuk të thashë me urdhër, po ke qejf, shko. Se gjej të tjerë plot. Sa të duash. Se tani duhet marrë kthesa ore, ndryshe do t’i çoj për lesh ata që s’marrin kthesën. Boll mo kemi duru katër vjet, çfarë s’thanë për doktorin. Ja, fitoi prapë. Tani nuk zënë dot në gojë më Gërdec e Shkëlzen e Argitë e ku di unë, se ka marrë votat ai. Se u q… robt, u çoj fadromat aty ku janë. Ore ky popull kështu e do, dëgjomë mua.

- Mirë, mirë, - tha Lutfiu, - po me mua ç’ke, se unë s’po kërkoj punë.

- Jo mo kot, muhabet bëjmë. Duhet të gjejmë patjetër një për Topin. Se më kanë thënë mua ata të Topit: “Ne s’kemi faj në fushatë”. Ai Koli s’i pyeste. Tani duhet të gjejmë një tamam ne aty.

- Po gjej një tamam për Klanin mor burrë, - i tha Lutfiu.

- Në Klan? ǒpunë kam, drejtori i lajmeve në Klan jam vetë unë. I marr vetë gjërat përsipër. S’jam si këta b…q … që fshihen pas drejtorëve të lajmeve. As pjerdh njeri fare. I kam thënë dhe doktorit. Mua më jep lekët, më hap rrugë për punët që kam, të tjerat i bëjmë si të duash. E kam mbyllur me atë unë. Është burrë ai.

Dje i duhej patjetër ndonjë zhvillim në këtë drejtim që të kishte arsye t’ia thoshte doktorit në telefon dhe ai i gëzuar t’i thoshte pastaj: “Hajde nga vila”. Më në fund e gjeti.

- Doktor, më ka shkuar mendja për diçka për mediet…

- Çfarë Sandër? - i tha ai në telefon.

- Ndoshta s’ta them dot në telefon, nejse dhe ta them, se nuk e rruaj shumë. Shiko, këtë turin e falënderimeve që ke nisur, sikur ta bësh dhe me medien. Thërras një ditë unë këto mediet tona, Irfanin, Fahriun, ne të Klanit, ata të “Panoramës”, ata të “55”, ata të “Koha Jonë”, marrim dhe Ora News se mirë kanë qëndruar…

- Tani ti o zotëri po më flet për dy vetë, një herë si persona, një herë si gazetë.

- Po pra po, se s’më kujtohet ndonjë tjetër, veç Fahriut dhe Irfanit ta falënderojmë. Por mund ta zgjerojmë ne, i falënderon dhe ata që nuk të kanë mbështetur. E tha mirë Fahroja një ditë tek Ora News. “Ata që nuk kanë mbështetur doktorin, t’i vënë gishtin kokës tani”, - tha.

- Sandri, eja te vila, po deshe, po mos më thirr njeri….

- Ja se erdha. Jo mo jo, nuk thërras njeri, kot për muhabet ta thashë. Ma kujtoi Fevziu në fakt, ai tha: “Të bëjmë ndonjë ditë ndonjë tavolinë të mirë me doktorin, me këta të medias, se këta të huajt po flasin keq për revansh ndaj medias”.

- Ou, kush po flet?

- Jo mo kot, këta ambasadorët, këta mor burrë, kush i pyet këta që bëjnë si guvernatorë këtu?! Dhe fola pak me Genc Rulin për gazetën “TemA”. I thashë që të mos ia japë pajisjet e shtypshkronjës, asgjë, derisa të kthehen në hekurishte. Madje të jem unë si Ruli e detyroj ta prishë prapë kapanonin, ta bëjë ashtu siç e mori në dorëzim

- Sandër, ne do respektojmë vendimin e gjyqit. Ka thënë gjykata mos të lëvizin prej andej, nuk i lëvizim. Natyrisht, gazetarët nuk i lëmë të hyjnë brenda, por as shtypshkronja të dalë jashtë. Le të bëhet hekurishte si të dojë. Ne nuk prekim vendimet e gjykatës.

- Më tha Ruli, më tha, se ishte nxehur se i ka gjetur një dosje ai që i ka dhënë 7 hidrocentrale kushëririt të vet dhe tre vjehrrit. Ishte nxehur, se tha: “Po pret që të më bëjë doktori prapë ministër dhe pastaj t’i botojë”. I thashë, mos e rruaj fare, shkatërroja gjithë pasurinë njëherë dhe pastaj, po i botoi, themi e ka nga inati.

- Ashtu ëë? Sandër, si e ka emrin ky kushëriri i Gencit, se e harrova…?

- Vaihd Ruli mo doktor, është biznesmen i vjetër, i ka marrë me djersë, se nuk është se ia ka dhënë Ruli. Dhe vjehrri i tij nuk ka lidhje, do t’i merrte dhe po të mos ishte Ruli. Ma tha Moza Vokshi mua. “I takonin”, - tha.

- Ashtu ë? Mirë, mirë, m’i gjej pak këto dosjet Sandër.

- Po mo t’i gjej unë, po i takojnë doktor, mos e merr për nepotizëm. Se ai ka dashur t’i prishë punë dhe Moza Vokshit. Se burri i Albanës, kësaj deputetes që unë them ta bësh dhe ministre, ka lidhur nja dy marrëveshje koncesionesh për naftë me atë firmën “Strema Oil”. Tani atë Moza do ta firmoste, motra e saj, se s’kishte kush ta firmoste tjetër. Ai thotë është konflikt interesi, se Moza ka firmosur për burrin e motrës që është deputete. Ky është skandal. Vetëm shpifje doktor.

- Ashtu ëë? Nejse, interesant, ma gjej pak dhe këtë dosjen Sandër. Hajt mirupafshim!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›