E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat kërkojnë bashkëpunim me qeverinë

Bankat i kërkojnë qeverisë që të bashkëpunojnë me to për të financuar projektet në infrastrukturën rrugore. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Tirana Bank, Dimitrix Santixis qeveria duhet t’i japë informacion sistemit bankar për planet urbanistike. 

TIRANE- Bankat i kërkojnë qeverisë që të bashkëpunojnë me to për projektet e infrastrukturës duke marrë përsipër financimin e kompanive zbatuese. Drejtori i përgjithshëm i Tirana Bank, Dimitrix Santixis ka deklaruar gjatë Konferencës për Turizmin dhe Pasuritë e Patundshme në Shqipëri se qeveria duhet ti njohë sistemit bankar planet urbanistike duke u dhënë mundësinë bankave që të financojnë projektet.

“Qeveria shqiptare duhet tu ofrojë bankave mundësi informacioni për planet urbanistike ndërsa bankat nga ana e tyre të përcaktojnë zonat e interesit për financim. Është e rëndësishme të themi se koha e investimeve spontane tashmë ka mbaruar. Tani është një fazë e re bëshkëpunimi ku jo cdokush mund të marrë financime. Ne jemi të interesuar të mbështesim projekte moderne, të studiuara me kujdes dhe me vizion për të ardhmen” theksoi Santixis.

Përfaqësuesit në konferencë theksuan se Shqipëria duhet të garantojë infrastrukturën rrugore, furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm dhe energji elektrike si dhe shërbime të tjera shtesë me qëllim që të tërheqë sa më shumë turistë.(e.n/News24/BalkanWeb)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›