E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha flet për hekurudhë me Kosovën

Një ditë pas kthimit nga Kosova, kryeministri Berisha kërkon studimin e fizibilitetit të hekurudhës që do të lidhë Shqipërine me Kosovën. Në mbledhjen e qeverisë, Berisha tha se ai do jetë projekti i parë i mandatit të 3-të të kësaj maxhorance. 

TIRANE- Vetëm pak muaj pas iangurimit të autostradës Durrës- Kukës-Morinë, qeveria shqiptare bëhet gati të ndërtojë një tjetër projekt që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën por kësaj here me hekurudhë. Në mbledhjen e qeverisë ku foli për vizitën e tij 2 ditore në Kosovë, kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Transporteve Sokol Olldashi të nisë kontaktimin me kompaninë që do të studiojë fizibilitetin e këtij projekti, i cili sipas Berishës do të jetë u pari investim i mandatit të tretë qeverisës.

“Zoti ministër i Punëve Publike do të ndërmarrësh menjëherë përzgjedhjen e kompanisë për të bërë fizibilitetin për hekurudhën. Hekurudha me Kosovën është lidhja më me interes hekurudhore e Shqipërisë, sepse lidhet me Serbinë dhe ecën drejt Europës. Ky studim duhet të fillojë menjëherë. Nuk mund të them se do të fillojë ndërtimi gjatë këtij mandati por le të jetë gati për mandatin tjetër.” u shpreh kryeministri Berisha.

Edhe gjatë qëndrimit dyditor në Prishtinë si kryeministri shqiptar Berisha dhe ai kosovar Thaci i kushtuan rëndësi projekteve infrastrukturore. Qeveria kosovare pritet shumë shpejt të nisë nga puna për ndërtimin e autostradës që do të lidhë Kukësin me Prizrenin dhe Prishtinën.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›