E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kafja mik apo armik?!

Nevoja për një kafe, për të tonifikuar trupin apo intelektin... në këtë rast janë të shumtë ata që hidhen për të pirë një filxhan që do të na zgjojë. Efekt real apo psikologjik?

1. Çfarë është kafeina?

Bëhet fjalë për një molekulë të familjes së alkaloideve, siç është kokaina. Është një molekulë e fuqishme e cila në doza të vogla ka efekte interesante: ajo stimulon, rrit vigjilencën, vonon shfaqjen e lodhjes, favorizon një tretje më të mirë. Por kur ajo përdoret me tepri, sjell efekte të pakëndshme, si dridhje te disa persona.

2. Mund të bëhemi të varur nga kafeja?

Ende nuk ka diçka të provuar. Por ka persona që thonë se nuk mund ta shtyjnë ditën pa pirë një kafe dhe thonë se ndihen më mirë kur nisin të pinë një filxhan kafe. Kafeina ka nevojë për 15-20 minuta për të filluar të veprojë dhe ka padyshim një efekt psikologjik. Ndodh që kafja mund të lihet pa e ndjerë nevojën për ta konsumuar atë.

3. Kafja dhe shtatzënia

Kafeina kalon barrierën e placentës, me efekte në sistemin nervor të fetusit, është mirë që të mos pihet, ose me sasi shumë të vogël.

4. Cilat janë efektet e saj te shëndeti?

Kafeja përmban polifenolet nga 200 deri në 500 mg për një filxhan kafeje. Sipas disa studimeve, këta përbërës antioksidues luajnë një rol mbrojtës dhe parandalues në rastin e diabetit të tipit 2, në sëmundjen e Parkinsonit dhe një disa lloje kanceresh dhe në veçanti në sistemin e tretjes. Kafeina shfaqet si një element mbrojtës për kujtesën, sidomos te gratë mbi 65 vjeçe. Megjithatë, specialistët këmbëngulin se nuk duhet të teprohet me sasinë që konsumojmë. Një deri në dy filxhanë në ditë janë të mjaftueshëm.

5. Ndihma në planin e zemrës

Tensioni arterial rritet pasi kemi pirë kafenë, por jo më shumë se sa kur jemi duke ngjitur shkallët.

6. Kafja që pimë pas orës 17 a mund të na lërë pa gjumë?

Kafeina fillon të reagojë 30-40 minuta pas pirjes. Por ky efekt mund të eliminohet në një kohë të shkurtër, por që mund të ketë pasoja të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Meqë molekula stimulon sistemin nervor dhe vonon shfaqjen e lodhjes, ajo mund të sjellë dhe probleme me gjumin, por kjo ndryshon sipas personave.

7. Kafja me qumësht a është më e vështirë në tretje?

Po. Pasi qumështi koagulohet në momentin kur hidhet në kafe.

8. Cila nga llojet e kafesë është më e pasur në kafeinë?

Sa më shumë ujë të hedhim në kafe aq më shumë nxjerrim kafeinë. Një kafe ekspres është më pak e fortë në kafeinë se një kafe filtër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›