E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ofron kompromis me ndermjetesim te BE

Partia Socialiste shprehet e gatshme qe te negocioje me Partine Demokratike me nderhyrjen e nderkombetareve por nuk heq dore nga demonstratat


TIRAN - Partia Socialiste ka i ka ofruar dje mazhorances mundesin per nisjen e dialogut dhe arritjen e nje kompromisi per krizen por kete here kerkon qe ne tavoline te jete edhe nje arbiter Bashkimi Europian. Socialistet shprehen skeptik ndaj nje kompromisi me negocim te drejtperdrejte PD-PS sepse permes ketij lloj negocimi asnjehere nuk eshte arritur nje marreveshje.


Sipas tyre ne shume takime qe jane zhvilluar permes perfaqesuesve te dyja paleve per shkak te krizes politike ka qene e veshtire qe te arrihej ne nje qendrim te perbashket. Te njejtat burime saktesojne se Partia Socialiste ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi mund ti zhvillojne negociatat me pranine e nje pale te trete. Kjo per arsye qe ndermjetesuesi te jete prezent dhe qe ne publik forca politike mos tia hedhe fajin forces tjeter per mosarritjen e kompromisit. Per socialistet prania e nje pale te trete do te mundesonte qe mos te kete ndryshime te qendrimeve ne vijimesi.


Mbi kete gje selia roze bazohet ne negociatat PD-PS te zhvilluar per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 qershor. Ne keto takime Partia Socialiste nuk do te terhiqet nga ideja e zhvillimit te zgjedhjeve te reja per ti hapur rruge nje qeverie legjitime.


Mesditen e djeshme kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi mirepritjen e nderhyrjes dhe ndermjetesimin e komunitetit nderkombetar per trajtimin e zgjidhjen e krizes se rende te vendit. Ai gjithashtu falenderoi baroneshen Ashton dhe komisionerin Fule qe kane bere te qarte shqetesimin serioz e gatishmerine per te nderhyre ne nje proces ndermjetesimi ne perserisim se dialogu e kompromisi jane pjese e patjetersueshme e vizionit tone te zhvillimit demokratik te Shqiperise.


Jemi gati te dialogojme e te kerkojme kompromisin ne te mire e interes te Shqiperise e shqiptareve cdo mik e partner i ketij vendi qe ka sot vullnetin per te ndihmuar ne rrugen e vendosjes se dialogut politik dhe te kerkimit te nje kompromisi real e te qendrueshem gezon respektin mirenjohjen e mirepritjen tone ne cdo cast - u shpreh Rama. Ndryshe nga heret e tjere kur socialistet kane nderprere aksionin opozitar per te zhvilluar negociatat kete radhe Partia Socialiste shprehet vendosur per te vijuar rrugen e demonstratave.


Nderkohe sqaroi Rama me doren e shtrire te paqes qe nxjerr Shqiperine nga kriza perdite e me e thelle qe u jep shqiptareve mundesine te perfitojne qetesine e zhvillimin e munguar demokratik qe i jep institucioneve kushtetuese mundesine te funksionojne ne pavaresi e normalitet Partia Socialiste do te vazhdoje te permbushin misionin opozitar duke demonstruar ne rrugen e rezistences paqesore.


Tirana Lezha Vlora e Korca jane thirrur ne demonstrate te premten 4 shkurt per te shprehur kundershtine me regjimin e kusarise per te kerkuar dorezimin e 6 komandanteve te Gardes ne prokurori per te kerkuar rifutjen ne kornizen e ligjit te Policise se Shtetit per te kerkuar nje drejtesi te drejte dhe nje zgjidhje te re politike ne emer te Shqiperise Europiane.


Nje zgjidhje te re politike qe i jep popullit te drejten te shprehet me voten e vet te lire - theksoi kryetari i Partise Socialiste Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›