E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta kundër terrorizmit, ndryshon ligji për pastrimin e parave

Personat e huaj që duan të hapin një llogari bankare në Shqipëri apo të realizojnë trasaksione në bankat e nivelit të dytë tashmë duhet që të raportojnë në detaje të dhënat e tyre.

Bankat në Shqipëri tashmë do të kenë më tepër kujdes në realizimin e trasaksioneve apo hapjen e llogarive për personat e huaj. Komisioni i ekonomisë dhe finanacave miratoi ndryshimin që sipas relatorit Florian Mima do të rrisë mbikqyrjen e institucioneve përkatëse .
 

Ndërkohë një e rëndësishme sipas drejtorit të drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave është edhe shtesa që detyron agjensitë valutore për të dhënë të dhënat e personave të cilët realizojnë shkëmbime të valutës deri në masën 200 mijë lekë.
 

Ndryshimet në projektligj u kërkuan nga drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave me rekomandimin e KE-së.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›