E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat ne gjykate kerkojne sekuestrimin e 296 pronave

TIRAN- Gjykatat po behen cdo dite e me shume dera ku bankat trokasin me shpesh per te rimarre mbrapsht parate e investuara nepermjet kreditimit tek individet apo bizneset. Rritja e kredive me probleme ku kredimarresi nuk paguan per parate e marra po detyron bankat te frekuentojne me shpesh gjykatat per te kerkuar sekuestrimin e pasurise se kredimarresit dhe nepermjet shitjes se tyre te mund te rimarrin parate. Padite e tilla kane shenuar nje rritje te ndjeshme gjate muajve te fundit duke bere qe gjykatat tiu kushtojne nje pjese te mire te aktivitetit te perditshem shqyrtimit te kerkesave te bankave per sekuestrimin e pasurive apo sic quhet ne fjalorin juridik leshimin e urdhrit te ekzekutimit mbi kolateralin.

Nga nje vezhgim i bere ne ceshtjet qe shqyrtohen nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane ne lidhje me kerkesat per leshimin e urdhrave te ekzekutimit mesohet se deri te premten pasdite ne kete gjykate jane regjistruar jo pak por plot 296 kerkesa per sekuestrimin e pasurive te kredimarresve individe apo biznese. Keto jane te dhena te realizuara vetem pergjate periudhes kohore 1 deri ne 27 maj. Ne total pergjate kesaj periudhe ne gjykaten e Tiranes jane regjistruar 502 dosje me objekt leshimin e urdhrit te ekzekutimit ku pjesa me e madhe e tyre kane te bejne me sekuestrim pasurie.

Pjesa me e madhe e kredive jane te mbuluara me kolateral ku nese behet fjale per blerje shtepie ne shumicen e rasteve eshte ajo qe lihet peng duke mundesuar levrimin e parave. Te dhenat tregojne se ne jo pak raste krahas pasurive te tjera te paluajtshme si toke are apo truall kerkohet edhe sekuestrimi i shtepise duke i rene keshtu fort alarmit te nje tjeter problemi social atij te strehimit. Ne databazen e Gjykates se Tiranes gjenden nje numer i madh individesh dhe biznesesh te cilet fillimisht jane treguar te rregullt me shlyerjen e detyrimeve por ne pamundesi per te paguar me pas jane futur ne listen e kreditoreve problematike.

Te pakten pergjate dy viteve te fundit numri i kerkesave per sekuestrim pasurie nuk kishte arritur ne shifra te tilla cka pasqyron faktin se apeli i Guvernatorit te Bankes se Shqiperise pak dite me pare para Komisionit te Ekonomise ne Kuvend per pershpejtimin e ketyre procedurave ne menyre qe bankat te kene mundesi te marrin sa me shpejt mbrapsht parate e investuara nuk ishte i rastesishem. Ne fjalen e tij Fullani do te kerkonte marrjen masave te menjehershme ne kete drejtim ne menyre qe bankat te kene mundesi reale per te vijuar aktivitetin e tyre kreditues. Ekzistojne mundesi per sistemin bankar dhe financiar si per sa i perket regjistrimit te kolateralit baze eshte ligji per token si dhe ekzekutimi i kolateralit i cili eshte bere nje problem madhor dhe kerkon nderhyrje te rendesishme strukturore. Nese bankat nuk zbatojne ekzekutimin e kolateralit merr fund aktiviteti kreditues i tyre. Bankat investitoret dhe tregu duhet te jene te qarte qe kur ti vepron dhe le dicka peng per te marre kredi ne banke ai ekzekutohet ne kushtet e mosrealizimit te huadhenies - do te shprehej ai.

Ne thelb leshimi i urdhrit te ekzekutimit apo sekuestrimi i kolateralit eshte nje procedure rutine ku ne shumicen derrmuese te rasteve gjykata vendos ne favor te bankes pasi ne kontraten e kredise kredimarresi ka pranuar nje zgjidhje te tille perfundimtare ne rast te pamundesise se tij per te paguar. Pas vendimit te gjykates prona kalon nga kredimarresi ne emer te bankes. Ne kete rast eshte Hipoteka ajo qe ben kalimin procedure e cila zakonisht duhet te zgjase jo me shume se 10 dite nga data e marrjes se vendimit te formes se prere nga gjykata por ne realitet kalimi i pronesise nga kredimarresi tek banka mund te zgjase edhe me muaj.

Bankat
Sekuestrimi i pasurise hapi i fundit per te rimarre investimin

Pasi e ka kaluar ne emer te saj pronen e sekuestruar veprimi i pare eshte rivleresimi dhe nxjerrja e saj ne shitje per te rimarre mbrapsht parate e investuara. Gjithandej gjenden lajmerime te bankave te ndryshme tregtare ne vend per nxjerrjen ne shitje te apartamenteve trojeve apo toke are. Megjithate rimarrja e parave ne vleren e fillestar eshte thuajse e pamundur pasi nga kerkesa per sekuestrimin e pasurise deri tek shitja e prones duhen kaluar nje mori procedurash te cilat kane kosto shtese. Ne keto kushte bankat jane me teper te prirura per te bindur apo gjetur mundesite qe kredimarresi te paguaje se sa te marrin masen e sekuestrimit te pasurise.


Kredite e keqija arrijne ne 14.7 per qind

Rritja e kerkesave te bankave per sekuestrimin e pasurise se kredimarresve qe nuk paguajne po ecen ne kah te njejte me shtimin e kredive me probleme. Shoqata e bankave raporton per nje nivel deri ne 14.7 per qind te kredive me probleme pergjate tre mujorit te pare te ketij viti duke paralajmeruar keshtu nje rritje te metejshme te kerkesave per sekuestrim pasurish gjate muajve ne vijim. Perkunder kesaj sipas te dhenave te raportuara po nga bankat deri ne fund te kesaj periudhe niveli i kredive te konsideruara te humbura duke mos pasur asnje shprese rikuperimi ka arritur ne 22.7 miliarde leke me nje rritje prej rreth 3 miliarde leke krahasuar me tre mujorin e fundit te vitit te shkuar.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›