Krahasimi i te dhenave prodhimi bujqesor 3.3 rritje

Prodhimi bujqësor në Shqipëri ka ardhur në rritje nga vitit në vit. Si në sasi ashtu dhe në vlerë prodhimet si të përpunuara dhe të papërpunuara kanë regjistruar vetëm rritje.
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se në vitin 2005 prodhimi bujqësor i papërpunuara kishte një vlerë prej mbi 142.2 miliardë lekë. Ndërkohë 5 vjet më vonë rritja ishte e dukshme. Kështu, në vitin 2009 prodhimi bujqësor i papërpunuar ishte 159 miliardë lekë ndërsa nga agroindustria u regjistruan rreth 53.6 miliardë lekë prodhime.
Mesatarisht gjatë viteve të fundit sektori i bujqësor është rritur me rreth 3.3 për qind, por ende nuk ka të dhëna të sakta se sa kanë ndikuar përmbytjet e dimrit të shkuar. Një e dhënë interesante është ajo që vitet e fundit ka rritje të dukshme të pemtarisë dhe ulje të prodhimit blegtoral.
Të dhënat e Institutit të Statistikave të vitit 2009 tregojnë se në sektorin e bujqësisë punojnë rreth 500 mijë të punësuar dhe vetëpunësuar.
Prodhimi Bujqësor i Papërpunuar
Viti Vlera
2005 142.2
2006 147.3
2007 149.8
2008 155.6
2009 159.1
*Vlerat janë në miliardë lek
Florian Papadhimitri