Konfindustria: Të ndalet dalja e kapitalit jashtë
30/05/2011 Buxhuku: të zbatohet sa më shpejt Falje Fiskale për qytetarët shqiptarë
Thellimi i krizës ekonomike greke kërkon marrjen e masave dhe nga vendet fqinje. Për këtë qëllim, Konfindustria kërkon nga qeveria shqiptare që të ndalojë daljen e paligjshme të parave jashtë vendit. “Konfindustria, duke marrë shkak nga njoftimet e fundit të institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë greke për vazhdimin e gjendjes tepër të vështirë ekonomiko-financiare të vendit fqinj për vitin 2011, si dhe duke vlerësuar përballjen e ekonomisë së Shqipërisë me pasojat e saj i kërkon institucioneve shtetërore, që si hap të parë të ndalin sa më shpejt dhe me çdo kusht daljen e paligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare”, u shpreh administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku. Sipas tij, kusht i rëndësishëm për sa më sipër është zbatimi me rreptësi i ligjeve në fuqi nga Qeveria, Banka e Shqipërisë dhe sidomos Shërbimi Informativ Shtetëror.
Marrja e masave
Gjithashtu duhen ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për bërjen të mundur të shtimit të të hyrave financiare nga jashtë në ekonominë kombëtare, ku përmendim para së gjithash zbatimin në kohë të shpejtë të Faljes Fiskale në fuqi për qytetarët shqiptarë me banim brenda dhe jashtë vendit përfshi edhe Greqinë. Sipas Buxhukut, Konfindustria mendon se, nëse ndërmerren një sërë veprimesh institucionale dhe ligjore, është plotësisht e mundur që ekonomia shqiptare jo vetëm të mos preket nga kriza në Greqi, por edhe të përfitoje ndjeshëm në afatgjate nga kriza e vendit fqinj në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.
Efektet e krizës
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se zhvillimet ekonomike në vendin tonë dhe në atë helen janë të lidhura ngushtë. Sipas Anastas Angjelit, ky ndikim ndihet në frenimin e investimeve greke dhe në uljen e dërgesave monetare nga emigrantët. “Parashikimet për përkeqësimin e normës së papunësisë në Greqi gjatë vitit 2011 dhe qëndrimi në vlera të përafërta për Italinë, sugjerojnë se rigjallërimi i dërgesave të emigrantëve nuk do të jetë i shpejtë dhe i ndjeshëm”, thekson raporti i gjashtëmujorit të dytë të 2010-s. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se remitancat në vitin 2010 ranë me 11 për qind në 690 milionë euro, nga 781 milionë në vitin 2009. Kjo është rënia më e madhe e regjistruar në një dekadë. Sipas BSH-së, të ardhurave nga dërgesat e emigrantëve, në tremujorin e tretë të vitit 2010 rezultuan 135 milionë euro, me një rritje të lehtë prej 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa u përket çmimeve të larta, Angjeli e argumenton këtë fakt me varësinë që ka vendi ynë ndaj importit. Sipas tij, për baza më të forta ekonomike, është e nevojshme stimulimi i prodhimit vendas dhe eksporti.