E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat nën akuzë për abuzimNga Gjergj Erebara, Balkan InsightAutoriteti Shqiptar i Konkurrencës ka hapur një hetim mbi tregun e borxhit publik, bazuar mbi dyshimet se disa banka vendore janë duke ndjekur praktika abuzive. Vlera e tregut të kredive pr

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Bankat nën akuzë për abuzimNga Gjergj Erebara, Balkan Insight

Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës ka hapur një hetim mbi tregun e borxhit publik, bazuar mbi dyshimet se disa banka vendore janë duke ndjekur praktika abuzive. Vlera e tregut të kredive prej 400 miliardë lekësh (3 miliardë euro) është pothuajse e tëra në lekë dhe është konsideruar shumë fitimprurëse duke ofruar interesa prej rreth 9,3% dhe duke sjellë një fitim prej mbi 35 miliardë lekësh në vit (263 milionë euro) për institucionet financiare vendore. Pak banka të mëdha kontrollojnë pjesën dërrmuese të këtij tregu. Banka Qendrore e Shqipërisë u përpoq ta hapë tregun ndaj qytetarëve në vitin 2002 duke ofruar bono thesari të qeverisë. Shqiptarët shfaqën interes në investime të tilla dhe në 2004, investitorët e vegjël arritën të blejnë rreth 17 % të bonove të thesarit të qeverisë.

“Ne jemi shumë të kënaqur me investitorët e vegjël, sepse ata na ndihmojnë të mbajmë të ulët normën e interesit për kredi dhe tregu është shumë likuid”, - thoshte në atë kohë ministri i Financave, Arben Malaj. Megjithatë, guvernatori i ri i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, i dha fund shërbimit për investitorët e vegjël duke i drejtuar ata te bankat tregtare. Kjo lëvizje u kritikua nga FMN. Megjithëse investitorët e vegjël kanë mundësi të investojnë në bonot e qeverisë, bankat tregtare që duhet të veprojnë si agjent nuk kanë treguar interes në promovimin e mundësive të tilla për të investuar. Një hetim i kryer nga media në 2005 zbuloi se bankat kryesore, tashmë në hetim, po ndiqnin praktika diskriminuese që i bënë investime të tilla në bonot e thesarit më pak tërheqëse krahasuar me normat e interesit të ofruara për llogaritë e kursimit. Gjatë tremujorit të fundit, normat e interesit në tregun e kredive kapën nivelin më të lartë të shumë viteve dhe disa ekspertë besojnë se rihapja e tregut për investitorët e vegjël mund të ndihmojë në uljen e normës së interesit dhe të krijojë më shumë likuiditet në treg.

“Unë nuk e kuptoj se pse qeveria kërkon të shesë një produkt dhe në të njëjtën kohë nuk është e interesuar të informojë njerëzit mbi këtë mundësi”, - i tha Balkan Insight-it Shkëlqim Cani, ish-guvernator i Bankës Qendrore.

“Hapja e tregut ndaj investitorëve të vegjël do të ndihmonte në stabilizimin e tregut”, - thotë Cani.

Të tërhequr nga norma fitimprurëse interesi, shumë emigrantë investuan kursimet e tyre në bonot e thesarit, kur sporteli i Bankës Qendrore u hap duke hedhur euro në treg dhe duke ndihmuar në forcimin e lekut.

Vitin e shkuar, duke parë se pjesa e investitorëve të vegjël në tregun e bonove të thesarit ra fort, Autoriteti i Konkurrencës nisi një hetim për të përcaktuar, nëse mbyllja e sportelit për investitorët e vegjël ka dhunuar parimet e konkurrencës.

Vendimi mbi këtë hetim pritet të merret nga fundi i këtij viti. Nëse gjenden thyerje të konkurrencës, bankat nën hetim rrezikojnë gjoba deri në 10% të të ardhurave të tyre vjetore për periudhën në të cilën ligji është thyer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›