E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet me zgjedhjet do dëmtojnë mbështetjen ndërkombëtare për gjithë shqiptarët në rajonNga Dr. Elez BiberajMbajtja e zgjedhjeve të rregullta duhet të shihet si një gjë normale. Megjithatë, në Shqipërinë me një rekord zgjedhjesh problematike dhe m

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Problemet me zgjedhjet do dëmtojnë mbështetjen ndërkombëtare për gjithë shqiptarët në rajonNga Dr. Elez Biberaj

Mbajtja e zgjedhjeve të rregullta duhet të shihet si një gjë normale. Megjithatë, në Shqipërinë me një rekord zgjedhjesh problematike dhe me një natyrë konfrontuese të politikës shqiptare, shumë vëzhgues ngrenë pikëpyetje në lidhje me aftësinë e Shqipërisë për të mbajtur zgjedhje të besueshme, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë një test i rëndësishëm për maturinë demokratike të Shqipërisë. Si një kandidate e NATO-s dhe si një kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria dëshiron dhe duhet të mbajë zgjedhje në standarde të larta dhe domethënëse, në krahasim me të shkuarën. Dështimi për të mbajtur zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare do të ketë një ndikim shumë të thellë në stabilitetin politik të Shqipërisë.

Është si të kthesh mbrapa të gjitha arritjet ekonomike dhe politike të viteve të fundit.

Kjo gjë do shkatërronte mbështetjen ndërkombëtare për Shqipërinë dhe shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni dhe do të shtynte pafundësisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

***

Kriza ekonomike globale po ndikon në mënyrë të ndjeshme në Shqipëri. Kriza ka sjellë rënie të eksporteve dhe ka kufizuara aksesin e Shqipërisë në financimin e jashtëm. Përveç kësaj, remitancat e emigrantëve shqiptarë pritet të bien ndjeshëm. Rritja ekonomike reale për Shqipërinë në këtë vit parashikohet të jetë poshtë 2 për qind.

***

Qeveria i ka lejuar vetes një program gjigant infrastrukturor, një autostradë që do të lidhë qytetin port të Durrësit në Shqipëri me Kosovën. Ky është projekti më i madh dhe më ambicioz i Shqipërisë që nga rënia e komunizmit. Ajo do zgjerojë zhvillimin ekonomik në veri të Shqipërisë dhe do të rrisë në mënyrë të ndjeshme bashkëpunimin me Kosovën.

Ndërsa ndërtimi i rrugës është thellësisht emocional për shumë shqiptarë në të dy anët e kufirit - dhe Berisha në fakt po e përdor këtë rrugë për të rritur shanset e tij elektorale - nuk është e qartë për mua se çfarë ndikimi do të ketë ditën e zgjedhjeve. Socialistët e kanë kritikuar koston e lartë të autostradës, e përllogaritur më shumë se 1.4 miliard dollarë, dhe kanë akuzuar zyrtarët e qeverisë për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Ministri Lulzim Basha, që ka qenë ministër Transporti, kur u prezantua projekti, është akuzuar për abuzim me detyrën dhe thyerje të barazisë në tender, megjithatë Gjykata e Larta ka pushuar akuzat për disa teknikalitete.

***

Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me premtimin se do të qeverisë me duar të pastra, duke insistuar se çrrënjosja e korrupsionit është thelbësore për demokratizimin e Shqipërisë. Gjatë këtyre katër viteve si kryeministër, ai ka mbajtur një pozicion të fortë antikorrupsion.

Transparency International e rendiste Shqipërinë në vitin 2008 në vendin e 85 për sa i përket Indeksit të Perceptimit, ndër 180 vende. Nuk ka dyshim se fushata e Berishës ka avancuar aspiratat e Shqipërisë drejt integrimit euroatlantik, por, pavarësisht arritjeve të pamohueshme, korrupsioni vazhdon të jetë i kudogjendur.

Qeveria u kritikua, si nga brenda, ashtu dhe nga ndërkombëtarët se dështoi në respektimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe se ndërhyri në hetimet për shpërthimin e një kampi municionesh në Gërdec, në mars të vitit 2008, që vrau 26 persona. Tragjedia ndodhi më pak se dy muaj përpara anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ministri i Mbrojtjes dhe udhëheqës i Partisë Republikane, si dhe aleat i ngushtë i kryeministrit Berisha, Fatmir Mediu, u detyrua të japë dorëheqjen.

Incidenti solli dhe akuza nga palët me socialistët që deklaronin se qeveria ishte e përzier në trafik armësh dhe korrupsion.

***

Partneriteti strategjik i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara padyshim që do dëmtohet në rast të problemeve serioze me zgjedhjet ose përpjekjeve të qeverisë ose opozitës për të manipuluar zgjedhjet. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar mund të ofrojë asistencë të vlefshme, në fund të fundit është në duart e forcave kryesore politike shqiptare për të krijuar një klimë besimi brenda trupës politike.

* Pjesë nga dëshmia para Komisionit Amerikan të Helsinkit. Biberaj është drejtor i Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›