E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri në ankth mos nuk e gëzon dot mandatin e deputetitNga Antena brenda familjesFlamuri dje ishte paksa më i qetë. Reagimet e shumta për daljen e tij në TV po shuheshin. Një fat i madh e pasoi, për shkak se një ditë më pas te Fevziu doli ai burri

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Flamuri në ankth mos nuk e gëzon dot mandatin e deputetitNga Antena brenda familjes

Flamuri dje ishte paksa më i qetë. Reagimet e shumta për daljen e tij në TV po shuheshin. Një fat i madh e pasoi, për shkak se një ditë më pas te Fevziu doli ai burri me ministrat e tij. Pas asaj askush nuk i ra më telefonit të Flamurit.

- U tallën me mua, se u dukem budalla që rri me atë burrin. I patë ata sa budallenj dukeshin kur flisnin pas tij? - i thoshte Glorit në telefon. - Ai Lul Basha, që hiqet si orator, e pe sa budalla dukej? Thoshte që “Shqipëria ka ritmin më të lartë të bërjes së kartave të identitetit në rajon”. Po normal, më të lartin e ka, se po kërkon t’i bëjë kartat në 3 muaj dhe t’i tërheqin njerëzit. E quante arritje budallallëkun. Po përfiton nga rasti që ai burri në televizor nuk të bërtet. Pas pushimit ose kur futen reklamat, e ke kiametin. Po Rulin e pe? Harroi fjalitë, se s’di ç’të thotë. Po s’ka faj ai se hiqet si i zgjuar. Kur t’u jap ca dosje këtyre socialistëve unë që ta marrë vesh dhe ai burri që të gjitha licencat për hidrocentrale, që nuk i ka marrë Argita, i ka marrë, ose djali i xhaxhait i Genc Rulit, ose vjehrri i tij. Ja t’ua jap unë njëherë, ta shikojë ai. Po Sokol Olldashin e pe si tallej me Bejten e shkretë? I thoshte: “U mahnite nga rruga, le të ketë kushtuar sa të dojë.” Bejtja i shkretë, kur u kthye nga rruga, e tregoi ndryshe. E tregoi sikur kishte thënë që kjo rruga qenka bërë e bukur, hallall paratë dhe Sokoli sikur i kishte thënë:“U thashë që s’ka marrë gjë Luli, se s’ngel gjë pas gjithë këtyre shpenzimeve.”

- I pashë mo i pashë, - tha Glori, - po ç’të të them. S’kish më keq se dukeshin mo. Se ai burri është i madh shumë mo. I fuste një gënjeshtër ai dhe ata duhet të mbanin iso. E pastaj u merrej goja, ç’të thoshin mo, kanë të drejtë. Sa herë më ndodhte mua kur luftonim për t’u futur në NATO ashtu. Një herë u thoshte rritja ekonomike 9 për qind, në takimin e dytë 12 për qind, në të tretin 14 për qind. Ata mbanin shënim të gjithë mo dhe krahasonin shifrat. ǒt’u thosha unë. Tundja kokën dhe qeshja, u thosha yes, yes.

- Jo, se deshën të tallen me mua. Bënin sikur më uronin dje, më thoshin ke “korr sukses të paparë”. Se ç’u duket vetja këtyre, sikur kanë rënë nga qielli. Unë punët e mia i mbaroj, ata i kanë për ibret. Ky Lul Basha, që gjoja do markonte këtë ambasadorin amerikan, s’ka bërë asgjë. Doli prapë ai sot, na bëri pleh na bëri. Çfarë s’tha. La të kuptojë që duhet votuar me certifikata, na kërcënoi për kartat. E ç’e duam ne ministrin e Jashtëm, kur s’na ndreq këto punë? ǒdo na ndreqë ai, po s’na ndreqi me Amerikën? As nuk i kishte thënë fare atij burrit që ka Komiteti i Helsinkit në Kongres Amerikan seancë për zgjedhjet. Na bënë copë dhe ata. Më keq se Fatos Nanon më 2005-ën. Atë të paktën e akuzuan për korrupsion, por ne po na thonë s’po bëni zgjedhje. Dhe një herë që u bëra unë deputet, u bë kiameti. Do bëhet si parlamenti i vitit ’96, 6 muaj më duket.

- Eh, do t’u zënë gjynahet e mia që më vutë të fundit mo, ç’të thom unë. Unë ju futa në NATO, ju më futët gishtin, - tha Glori. - Do dal diku haka ime, se s’do më shkojë mundi dëm. Po se mos vetëm Lul Basha ka dështuar. Po Ruli mo që ka prerë njëqind shirita hidrocentralesh dhe s’ka dhënë akoma asnjë leje ndërtimi për asnjë hidrocentral?! Mashtrues mo tipik. Kështu janë Rulatët, i njoh unë në Gjirokastër. Pale ai Olldashi mo. Tha do ta mbarojmë rrugën e Kalimashit e na gënjeu. Akoma s’kanë nisë urat. Ja, shikoni tunelin thotë. Po ç’tunel mo, një vrimë nga një anë, pjesa tjetër do dhe një vit. Të gjithë gënjejnë këta mo, unë e ha gjithmonë.

- Nejse, dje më ka ardhë mirë që dolën ashtu, - tha Flamuri. - Se ngelën duke u tallur me mua. Tani le të tallen po të duan. ǒt’i bëj atij burrit që më prishi gjakun, që tha do bëj zgjedhje pa Edi Ramën. S’jam në terezi fare. E kisha një parandjenjë, që kur u bëra deputet. Gjithë ai gëzim dhe nuk gëzohesha, se ç’kisha një parandjenjë të keqe brenda vetes. Sikur s’më besohej, sikur s’ishte e vërtetë. Ja, doli. E dija që do dilte. S’më ecën mua. Një herë që u bëra deputet, do prishen zgjedhjet. Dhe mezi prisnin të gjithë në Kukës. E di unë, do t’i prishë ai plehra. Nga inati im e bën, e di unë. Nuk do ta gëzoj unë këtë mandat. Do t’i bëjë me certifikata, se e ka shans, fiton 20 për qind më shumë, ose do t’i shtyjë. Sa për të na prishur festën. E kisha këtë parandjenjë, që kur më zgjodhi ai burri pa më pyetur fare. Vetëm kur e pashë veten i pari i Kukësit. Tani që hoqa dhe këtë turpin e të dalit në televizor, ndodhi kjo gjëmë. Sikur e dija që do ndodhte. S’është e thënë. Mirë thonë, kur bën dasmë fukarai, çahen daullet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›