E Diel, 1 Nëntor 2026

U paralizua në tragjedinë e Gërdecit, kërkon 100 mijë $ dëmshpërblim nga MEICONga Bledar LumaniNjë prej të lënduarve nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec ka depozituar një padi në gjykatën e kryeqytetit, teksa kërkon si dëmshpërblim nga kompania shte

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

U paralizua në tragjedinë e Gërdecit, kërkon 100 mijë $ dëmshpërblim nga MEICONga Bledar Lumani

Një prej të lënduarve nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec ka depozituar një padi në gjykatën e kryeqytetit, teksa kërkon si dëmshpërblim nga kompania shtetërore, MEICO, shumën prej 100 mijë dollarësh. Paditësi është Viktor Nikolli, i cili, si pasojë e tragjedisë së Gërdecit, ka mbetur i paralizuar përjetë. Në pamundësi për të rifituar ecjen, ai kërkon dëmshpërblim nga ata që Nikolli i quan përgjegjës për tragjedinë e tij. Sakaq, ndaj MEICO-s, por dhe disa institucioneve të tjera shtetërore, si Kryeministrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, është ngritur edhe një padi tjetër civile nga 11 familjarë të viktimave të Gërdecit. Ata kërkojnë 20 milionë lekë dëmshpërblim për çdo viktimë të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit.

Padia

Viktor Nikolli, në pamundësi për të rifituar sërish ecjen e tij, të cilën ia morën në mënyrë mizore më 15 mars, ka paditur kompaninë shtetërore, MEICO, e cila është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndaj kësaj të fundit, të cilën ai e cilëson si shkaktaren e tragjedisë së vet, Nikolli ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet një padi civile. Në këtë padi, ai kërkon nga ana e kompanisë shtetërore një dëmshpërblim në shumën e 100 mijë dollarëve amerikanë. Gjithashtu, në padinë e vet, së bashku me të shoqen, Dile Nikolli, ata kërkojnë dëmshpërblim dhe kompensim të dëmeve jo-pasurore shkaktuar familjes së tyre, si pasojë e dëmtimit të shëndetit të Viktor Nikollit. Në këtë padi bëhet me dije se, si pasojë e shpërthimit të fabrikës së Gërdecit, të ndodhur më datën 15 mars të vitit të kaluar, Viktor Nikolli ka pësuar dëmtime në trup, ku si pasojë ka mbetur i paralizuar. Për këtë arsye, këta të fundit kërkojnë një dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh ose 100 mijë dollarë amerikanë. Mësohet se padia civile është depozituar me objekt padi shkaktim dëmi disa ditë më parë në gjykatën e kryeqytetit, ndërsa dje ajo është hedhur dje në shortin elektronik dhe i ka rënë për gjykim gjyqtarit Altin Shkurti.

Padia e familjarëve të viktimave


Ndaj kompanisë shtetërore MEICO ekziston edhe një padi tjetër civile nga ana e disa familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Kështu, vetëm pak ditë pas dorëzimit të dosjes penale për shpërthimin e 15 marsit në Gërdec në Gjykatën e Lartë, në këtë gjykatë u depozitua edhe një padi civile nga 11 familjarë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Në padinë e tyre ata kërkojnë dëmshpërblim për çdo viktimë, në shifrën e 20 milionëve lekë. Familjarët e viktimave kanë paditur disa prej institucioneve kryesore për ngjarjen e rëndë të 15 marsit, mes të cilave dhe Kryeministrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Përveç tyre dhe kompanisë shtetërore MEICO, janë paditur dhe kompania “AlbaDemil” e Mihal Delijorgjit, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe dy prej të akuzuarve kryesorë si përgjegjës për tragjedinë, Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari. Ndaj këtyre të fundit prokuroria ka ngritur padi penale. Por, vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Lartë e ka rrëzuar padinë civile të banorëve dhe familjarëve të viktimave të Gërdecit ndaj Kryeministrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas Kolegjit Penal, shqyrtimi i kërkesës për dëmshpërblim nga ana e këtyre të fundit i takon Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet dhe jo Gjykatës së Lartë. Në bankën e të akuzuarve për shpërthimin e 15 marsit gjenden 29 persona, nga të cilët, 28 prej tyre do të gjykohen në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet, ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do të gjykohet nga Gjykata e Lartë. Katër prej të pandehurve po procedohen nën masën e sigurisë “Arrest me burg”. Nën këtë masë po gjykohen ish-administratori i firmës “AlbaDemil”, Mihal Delijorgji, ish-drejtori teknik i punimeve në Gërdec, Dritan Minxolli, ish-drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-punonjësi i MEICO-s, Sokol Gjeci. Ndërsa 25 të pandehurit e tjerë, të gjithë ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, po gjykohen në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›