Shpenzimet 4% mbi parashikimin, rritet deficitiNga Fitim ZekthiShpenzimet e kryera nga qeveria shqiptare gjatë katër muajve të parë të këtij viti kanë tejkaluar me rreth 4% parashikimet buxhetore, ndërkohë që mbledhja e të ardhurave në tre muajt e pa
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Shpenzimet 4% mbi parashikimin, rritet deficitiNga Fitim ZekthiShpenzimet e kryera nga qeveria shqiptare gjatë katër muajve të parë të këtij viti kanë tejkaluar me rreth 4% parashikimet buxhetore, ndërkohë që mbledhja e të ardhurave në tre muajt e parë ka qenë rreth 15 milionë euro më pak se sa ishin këto parashikime. Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se ky tejkalim në shpenzime është i madh, por është brenda kufijve që nuk lejojnë thellim të deficitit buxhetor. Në fakt, ky është ndër vitet e rralla kur qeveria arrin të disbursojë një nivel të tillë parash. Vitet e shkuara qeveria ka patur problem shumë të madh realizmin e investimeve. Ajo nuk mundte, sidomos në pjesën e parë të vitit, të kapte më shumë sesa 70% të vlerës së parashikuar. Duket se fushata zgjedhore ka patur ndikimin e vet në rritjen e zotësisë së qeverisë për të realizuar investimet. Në fakt, një pjesë e mirë e parave që janë përdorur për investime kanë shkuar në projekte të çelura, si rruga Durrës-Kukës apo rrugë të tjera të rëndësishme. Një pjesë tjetër parash do shkojë në projekte që sapo po çelen. Të dhënat zyrtare thonë se fushata nuk ka ndikuar në këtë nivel shpenzimesh dhe thjesht qeveria ka disbursuar më shumë pará për shkak të nevojave të vendit, sidomos në një kohë të ngadalësimit të ekonomisë si pasojë e krizës ekonomike botërore. Gjithashtu, thonë të dhënat, projektet e reja që po financohen janë shumë të pakta dhe thuajse pjesa më e madhe e tyre ishin parashikuar që në miratimin e buxhetit. Në të vërtetë, ka një prirje të qartë për të rritur shpenzimet, pasi zgjedhjet gjithnjë e kanë patur këtë efekt, madje duhet thënë se këto janë ndër zgjedhjet e para, kur shpenzimet kryhen më me kujdes. Ekonomia shqiptare tashmë ndodhet nën presionet e mëdha të efekteve të krizës ekonomike botërore, të cilat kanë mbërritur edhe në ekonominë tonë. Mosrealizimi i të ardhurave, jo vetëm që dëshmon për ngadalësim të ekonomisë, por ai drejtpërdrejt godet deficitin buxhetor në situatën kur qeveria është bërë duke shpenzime të larta. Kjo mund të sjellë pasoja në disa prej treguesve financiarë në vend, ndonëse në gjendjen e tashme ajo është me shumë pak efekt. Qeveria këmbëngul se ky rrezik nuk ekziston, por ai në fakt është aty dhe është kërcënues.