Flamuri i kujton Bashës fatin e Al KaponesNga Antena brenda familjesDje në adresën e rubrikës Antena erdhën qindra mesazhe. Të gjitha kishin thuajse të njëjtën përmbajtje. Ishin të çuditur se si Flamuri qenkësh njeri i vërtetë. Shumë prej tyre, megji
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Flamuri i kujton Bashës fatin e Al KaponesNga Antena brenda familjesDje në adresën e rubrikës Antena erdhën qindra mesazhe. Të gjitha kishin thuajse të njëjtën përmbajtje. Ishin të çuditur se si Flamuri qenkësh njeri i vërtetë. Shumë prej tyre, megjithëse ishin mësuar me Flamurin, nuk e besonin që ishte njeri prej vërteti. Kjo na shkaktoi një problem të madh si rubrikë, pasi na u dekonspirua personazhi kryesor.
Nuk mjaftoi vetëm reagimi i publikut, por dhe i njerëzve të PD-së. Ata dhe pse e dinin që Flamuri ekzistonte, tani bëjnë sikur u mbetet qejfi nga ato që Flamuri thotë tek Antena, pasi janë të detyruar tu përgjigjen njerëzve, të cilët kanë parë Flamurin në televizor.
Kështu Lulëzim Basha dje e kishte ditën ferr në Elbasan. Njerëzit e pyesnin nëse vërtet ishte nxehur Jozefina dhe doktori, që ai kishte bërë miting të madh.
- Nuk besoj se ka qejfmbetje në PD, ne jemi parti e hapur, thoshte Luli duke buzëqeshur. Elbasani di për kë del në shesh dhe përse del. Ata që kanë nevojë të mësojnë si bëhen mitingje, le të vijnë këtu.
Kur ia raportuan këtë Flamurit, i iku truri dhe e mori në telefon.
- Dëgjo ti, i tha pa ia përmendur emrin. Mo të të dëgjoj më të thuash nga ato fjalë që ke thënë, ëë, se ke hapur shumë telashe ë, dhe ta dish mirë ti dhe çdokush tjetër, që këtu mitingje bën vetëm Sali Berisha ëë. Ju të tjerët thjesht merrni pjesë. Dhe diçka dua të të them, se ma tha ai burri po s’desha të të them. Ke bërë shumë gabim atë ditë që more mikrofonin dhe këndove, ëë, se ne kemi këngën tonë ëë, dhe nëse këndon do këndosh atë këngë ëë, jo këngën e Al Kapones ëë! Se nuk thonë kot pastaj që bën lojën e atyre të tjerëve kundër këtij burrit, se kënga e Al Kapones nuk mund të jetë kolona jote zanore në Elbasan. Se e dinë të gjithë kush është Al Kapone. Është dënuar me vdekje për taksa ëë. Se ka vjedhë taksat e qytetarëve ëë, dhe po të hapen ato letra, ti duhet të varesh tek rrapi i Bezistanit ëë. Po mo ta dëgjoj më atë këngë se flasim.
Lulit i ku zëri.
- Nuk e bëra qëllimisht, tha, më kapi euforia e këngës. Kam punu një vit e gjysëm dixhej në Prishtinë dhe me këtë këngë e nisa darkën në kafe.
- Nuk më duhet se ç’ke bërë në Prishtinë. Histori tjetër ajo, mos ta hapim se nuk e ke shkruar as në CV që ke qenë dixhej. Di të të them se kënga e Al Kapones nuk këndohet në Elbasan. Po do këngë elbasani, ka plot, është ajo kënga “20 vjet kam qenë në burg dhe nuk munda me të harru”, ose ajo tjetra për dylberët. Po të pëlqyen, me tematikë i ke, këndoji ato.
- Tani mos fyej, tha Luli, se unë nuk po të fyej…
- Jo se po më vë në pozitë të vështirë se tani njerëzit më thërrasin mua se më kanë parë dhe në televizor. Se deri tani më keni mbajtur të fshehur se keni dashtë të dilni vetë. Tani që njerëzit më panë, as kanë më punë me ju. Ka gjithë ditën që marr mesazhe. Aq shumë më keni fshehur sa çuditen njerëzit që jam njeri i vërtetë.
- Unë nuk të kam fshehur gjë, tha luli. Unë aty të kam gjetur, aty të kam lënë. ǒfaj kam unë që s’kishe dalë më parë në televizor ti.
- Po s’kam dalë se nuk të linit ju. Dhe mbylle këtë muhabet. Atë këngën e Al Kapones mo ta dëgjoj më. Se është më keq se ajo kënga Çohu e Edi Ramës. E tha mirë ai burri që e ka marrë nga marshi i çetnikëve. Si e ka ajo kënga e vjetër “çohu shqiptar prej gjumit çohu”..?
- Është e Vaso Pashës ajo, tha Luli, nuk është e çetnikëve.
- Njësoj është, ç’pret nga një njeri që ka qenë dhe kaur dhe me llagapin Pasha. Edhe turk edhe kaur d.m.th. Me dy fytyra. Si Ed Rama tamam që do të jetë dhe kryetar i PS dhe antikomunist. Po nuk e ha njeri atë. Pastaj ç’e di Vaso Pashën ti, nga ata vrakaçorët është dhe ata vrakaçorët sllavë dhe çetnikë sllavë ishin.
- Ahu, shumë gjatë, i tha Luli. Ashtu i bie që gjyshja ime kur është nisë nga Peja për në Vuthaj më 28 nëntor të vitit 1932, kushedi kë ka takuar rrugës dhe unë kam gjak sllav. Këto janë marrëzira. Për Al Kaponen ke të drejtë, s’e këndoj më se në fakt s’më bën dhe zemra. Siç e pe u ngatërrova atje në fund kur thuhet “jam Al Kapone’. S’më bëri zemra se mu kujtuan taksat vërtet.