Merimanga pickon te moshuaren
Nje e moshuar eshte pickuar nga merimanga e zeze ndersa kryente punet e shtepise. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne fshatin Konizbalte te Beratit, ndersa perfundoi ne spital 75-vjecarja Marie Cuku. Gjendja shendetesore e gruas mesohet se ka qene e rende, por nderhyrja e bluzave te bardha ka mbajtur ate ne jete. Familjaret kane deklaruar se e moshuara kishte ndjere nje pickim te lehte ne kemben e majte dhe menjehere me pas eshte ka shfaqur probleme shendetesore. Pas helmimit nga "vejusha e zeze", e moshuara eshte derguar ne spital nga djali i saj.
E.H
E.H