Pas Kasharit e Farkes, "gijotine" per Dajtin dhe Petrelen
Ashtu dhe sic ishte paralajmeruar, pas Kasharit, radha i ka ardhur komunave Dajt, Petrele dhe Farke. Ndersa ka perfunduar procesi investigues me Kasharin, ku gjenden nen arrest 12 persona zyrtare dhe ish zyrtare, mes te cileve dy ish kryekomunare dhe nje kryekomunar, KLSH ka mbyllur kontrollin per Farken. Mijera hektare toke te dhena per sheshe ndertimi, pallate, ndersa pronaret pretendojne se u eshte zhvatur toka qe zoterojne me tapi sipas ligjit 7501. KRRT e komunes ka aprovuar mbi 400 leje ndertimi ne Farke, por pothuajse te gjitha kane dale me shkelje. Tashme ceshtja eshte ne dore te prokurorise. Ndersa ne proces gjenden edhe komunat e Dajtit dhe Petreles. Ne "gijotine" duket se eshte Dajti, nje nga komunat me te lakmuara nga sipermarresit e fushes se ndertimit pas Kasharit dhe Farkes. Edhe ketu Kontrolli i Larte i Shtetit ne nje raport te pjesshem kishte atakuar problemin e abuzimeve me pronat dhe dhenien e tyre per sheshe ndertimi. Por duket se kete here situata eshte me serioze dhe prokuroria eshte perfshire ne hetime.
Artur Qoraj
Artur Qoraj