E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret djegin Mallakastren dhe Lezhen, nje i mitur ne pranga

Zjarret ne Shqiperi nuk kane te sosur. Dy vatra te reja kane alarmuar zjarrfikesit ne Lezhe dhe Mallakaster, ndersa policia ndaloi nje te mitur te dyshuar. Siperfaqja e shkrumbuar shkon ne mbi 30 hektare me ullinj, pyje dhe kullota, ndersa jane rrezikuar edhe banesa. Nje 16 vjecar ka rene ne prangat e policise se Ballshit, pasi gjate pastrimit te kopshtit te tij, duke i vene zjarrin mbeturinave, ka djegur rreth 20 ha toke me ullishte e shkurre, prone e F. S., Xh. F., dhe E. F. Sipas burimeve policore mesohet se rreth mesdites se djeshme, ne fshatin Lapulec ka shperthyer nje zjarr, i cili ka zgjatur per rreth gjashte ore. Zjarri ka qene i fuqishem, pasi eshte ndihmuar edhe nga era. Flaket mesohet se kane shkrumbuar edhe siperfaqe qe jane ne juridiksionin e fshatrave Lavdan dhe Panahor, duke iu afruar edhe Ndermarrjes se Perpunimit te Naftes ne Ballsh.

Ndersa ne fshatin Manati te Lezhes, nje zjarr i rene oret e para te mengjesit te djeshem, jo vetem qe ka djegur 10 ha me kullote e pisha, por ka rrezikuar edhe banesat. Sipas Policise Pyjore, e cila ka qene ne vendin e ngjarjes, pishat ishin te mbjella me shume se 30 vite me pare, kurse nderhyrja e zjarrfikesve ka qene e pamundur per shkak te terrenit te thyer. Bardhok Kovaci, punonjes i mbrojtjes se pyjeve te komunes Kolsh, tha se, "ka qene ora 06:30 e mengjesit kur edhe jane vene re flaket ne Manati. Policia mendon se zjarri ka qene i qellimshem dhe po heton per te zbuluar autoret.

Xh.B./A.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›