Tragjedi ne autostrada, shtate viktima vetem dje
Shkoder- Autostradat e vdekjes Lezhe-Shkoder dhe Lushnje-Rrogozhine pergjaken serish. Kater te vdekur dhe tre te plagosur eshte bilanci i nje perplasje te dy automjeteve, ndersa nje i trete doli nga rruga duke u permbysur. Te vdekurit jane nje cift te rinjsh te sapomartuar, nje biznesmen dhe nje efektiv i SHKB-se se Shkodres. Kurse te plagosurit nje pasagjere 18-vjecare dhe dy efektive te Policise se Burgjeve, qe jane ne gjendje te rende ne spital. Ne ngjarjen e pare mendohet se shkak ka qene shpejtesia me te cilen udhetonte drejtuesi i mjetit tip "Benz" me targa te Shkodres, ndersa ne ngjarjen e dyte policia vleresoi se makina tip "Opel Astra" ku udhetonin cifti dhe nje e aferme e tyre ka dale ne shpejtesi nga autostrada duke kryer disa rrotullime. Bilanci i diteve te fundit konsiderohet alarmant nga Policia e Qarkullimit, ndersa emigrantet qe kane ardhur per pushime kane nisur edhe rrugen e kthimit. Ne ngjarjen e Lushnjes, cifti qe humbi jeten ishin emigrante ne Greqi dhe udhetonin ne nje makine me targa greke.
Shkoder
Dy te vdekur dhe dy te plagosur eshte bilanci i viktimave pas perplasjes se dy automjeteve ne shpejtesi pasditen e djeshme ne fshatin Plezhe te zones se Bushatit. Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 14:50 ne autostraden Lezhe-Shkoder, kur nje automjet tip "Benz" me targa SH3043E i drejtuar nga Mark Thanxha, eshte goditur me nje mjet tip "Honda", me targa gjermane, i drejtuar nga efektivi Pellumb Skea. Dy te vdekurit ne vend si pasoje e perplasjes jane Mark Thanxha, i njohur si biznesmen ne Shkoder dhe Pellumb Skea, agjent i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne policine e qytetit verior. Kurse te plagosurit jane dy efektiv te Policise se Burgjeve, Guxim Nikshiqi dhe Perparim Duci. Shkak i perplasjes sipas hetuesve eshte bere shpejtesia me te cilen udhetonte biznesmeni Thanxa. Nderkohe qe dy te plagosurit rende jane derguar me nje helikopter drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Mjeket thane se gjendja e tyre shendetesore eshte e rende dhe po behet e pamundura per t'i mbajtur ne jete pasi kane demtime te renda ne pjese te ndryshme te trupit. Mesohet se efektivet dhe agjenti i SHKB-se udhetonin drejt Shkodres, kurse makina e cila u perplas me ta ne drejtim te Lezhes.
Lushnje
Nje automjet tip "Opel Astra", me targa greke, ka dale nga rruga rreth ores 01:00 te mengjesit te dites se djeshme ne aksin rrugor Lushnje-Rrogozhine, ne vendin e quajtur Zhame. Burime zyrtare te policise se Lushnjes pohuan se si pasoje e mungeses se sinjalistikes dhe ndricimit ne rruge, makina ka dale nga autostrada ne segmentin Lushnje-Rrogozhine, duke kryer disa rrotullime. Burime zyrtare te policise shpjeguan se per pasoje kane gjetur vdekjen ne vend drejtuesi i mjetit Arben Bicaku dhe bashkeshortja e tij, Blerina, e cila gjendej ne vendin e pare. Ne automjet me ciftin mesohet se udhetonte edhe nje vajze 18-vjecare, e aferme e tyre, e cila eshte plagosur lehte. Pasi ka marre mjekimin ne spitalin e Lushnjes, vajza ka dale, duke u larguar per ne banesen e saj. Policia tha se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin per shkak te sinjalistikes dhe ndricimit, duke dale nga segmenti rrugor.
R.Llazari/Xh.Beharaj