Rama, politikë me kutitë në Ditën e Pavarësisë
Lideret e partive të majta janë mbledhur në Sheshin e Flamurit në Vlorë për të festuar Ditën e Pavarësisë. Bashkë me to, kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë kanë vendosur edhe përfaqësues politikë të qeverisë dhe deputetë të mazhorancës. Në emer të qeverisë, zëvendëskyemininistri Meta tha se kjo është një ditë e shënuar për gjithë kombin shqiptar.
Meta “Shqipëria është sot pjesë e NATO dhe po ecën e sigurt drejt anëtarësimit europian. Është një ditë kur feston jo vetëm Shqipëria, por i gjithë kombi, pasi feston edhe Kosova dhe në themel të arritjeve qëndron sakrifica e popullit shqiptar, e për këtë nderojmë plakun e urtë dhe të mençur Ismail Qemali.”
Ndërkohë, deputetët e PD në Vlorë e kanë quajtur të turpshme prezencën e Ramës në këtë shesh.
Ardian Kollozi, Vlora nuk mund të përdoret, ashtu sikurse ka ndodhur më parë, ndaj kjo ishte thjesht maskarada e radhës e Ramës. Përfaqësuesit e PD, kanë vijuar më pas të ecin në këmbë nga Sheshi i Flamurit përgjatë rrugës kryesore Vlorë-Skelë.
Në të vërtetë, kryetari i PS, ashtu siç paralajmëroi deputeti i PD, e shfrytëzoi këtë ditë për të artikuluar sërish akuza ndaj Berishës dhe mazhorancës për moshapjen e kutive të votimit.
Rama “E vërteta është se përvjetori i këtij viti, e gjen demokracinë në një moment delikat, ekonominë shqiptare të kërcënuar nga falimentimi, moment kur opozita shqiptare është jashtë parlamentit, një parlament ky që aktualisht është jashtë binarëve të ligjit. Kjo datë na gjen në përpjekje qytetare, me vetëdijen e plotë për mbrojtjen e votës së lirë. Më i madh se çdo interes vetjak i secilit prej nesh. Pa dyshim gjëja më e lehtë, është të mbyllim sytë, por mbyllja e syve është më e keqe ndaj çdo tradhëtie ndaj atdheut.”
Aktivitetet e sotme në Sheshin e Flamurit kanë vijuar me koncerte të organizuara nga Qendra kulturore e Bashkisë Vlorë