Kushtetuesja, ritakohen Topi, Berisha dhe Topalli Eva Gjura
Kur kane mbetur vetem pak jave nga fundi i mandatit te tij presidencial, kreu i shteti Bamir Topi ka pasur nje shtrengim te fundit duarsh me zyrtare me te larte te shtetit kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli. Bashkimi dhe shtrengimi i duarve mes tyre ka ardhur pas nje kohe te gjate "furtune" politike ku palet kane treguar hapur se kane humbur respekti dhe bashkepunimi politik mes tyre. Ka qene 20 vjetori i Gjykates Kushtetuese, i cili ka ulur edhe njehere ne nje panel te perbashket, Topin, Topallin dhe Berishe. Te paret qe kane mberritur ne kete tryeze kane qene kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli, te cilet jane ulur ne vendet e tyre, me pas ka ardhur kreu i shteti Topi, i cili per kortezi eshte detyruar ti zgjase doren kryeparlamentares Topalli dhe kryeministri Berisha, te cilet nuk e kishin mendjen tek ardhja e tij dhe eshte dashur nje prekje e lehte ne sup per te treguar se ai ishte aty. Me pas konferenca na vijuar punimet normalisht me referatin e kreut te Gjykates Kushtetuese dhe me pershendetjet e zyrtareve te larte te shtetit. Gjate fjales se tij Kryeministri Berisha e ka cilesuar krijimin e Gjykates Kushtetuese 20 vjet me pare si nje ngjarje madhore per vendin. Sipas tij, Kushtetuesja pasqyroi zhvillimet politike, pasi kushtetutshmeria eshte shtylla kryesore e demokracise. Gjithashtu kryeministri ka theksuar se shteti ligjor eshte i konsoliduar ne Shqiperi. Duke vleresuar punen e deritanishme te ketij institucioni ne plotesimin e vakumit ne ligjin themeltar te shtetit, shefi i qeverise vuri ne dukje rendesine qe ka roli i Gjykates Kushtetuese ne integrimin e vendit ne BE. "Pergezoj plotesimin e vakumeve ne Kushtetuten e vendit me arsyetimet dhe gjykimet tuaja, ku jane bere zevendesime te rendesishme, pasi ne Shqiperi vendimet e gjykates kane nje rendesi te vecante, sidomos per integrimin e vendit. Uroj qe roli juaj te vije ne rritje dhe kjo mund te realizohet duke pasur sensin kritik per veprimtarine qe keni krijuar", vuri ne dukje Kryeministri Berisha. Nga ana e saj dhe Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli vleresoi maksimalisht rendesine e ketij institucioni si garante e demokracise. Sipas saj, Gjykata Kushtetuese eshte guri themeltar per shtetin. Ndersa presidenti Topi eshte shprehur se kjo konference vjen ne nje date te rendesishme te historise se Gjykates sone Kushtetuese: ne 20-vjetorin e saj. Ai tha se krijimi i Gjykates Kushtetuese erdhi si nje nevoje dhe kerkese e zhvillimeve te reja demokratike ne Shqiperi dhe me nje mision te rendesishem, ate te garantimit dhe kontrollit te zbatimit te Kushtetutes, duke iu bashkuar ne kete menyre demokracive te reja ish-komuniste.