EKSKLUZIVE/Brigel analizon Euro 2012: Spanja, më lart se Gjermania
TIRANE-Hans Peter Brigel kishte statusin e një kampioni të Evropës në fund të vitit 2002, kur ai mori drejtimin e kombëtares shqiptare. Ish-mbrojtësi i Gjermanisë kishte arritur të fitonte trofeun më të rëndësishëm të kontinentit në vitin 1980, pa harruar pjesëmarrjen në finalen e Botërorëve 1982 dhe 1986. Rreth 32 vjet më pas, Hans Peter Brigel ka ende nostalgji për atë kampionat të fituan nga gjermanët në finalen e fituar 2-1 kundër Belgjikës. Në një intervistë dhënë dje “Gazetës Shqiptare”, Brigel analizon kampionatin europian që starton nesër, ku sheh sërish favorite Gjermaninë e Joakim Lëv, por...jo përpara Spanjës. “Kanë disa probleme në mbrojtje, kurse futbolli prej 4 vitesh është në Spanjë”, thotë ai që nga Gjermania nëpërmjet telefonit.
Mister, të premten starton Europiani, një kompeticion që ju e keni fituar njëherë. Cilat janë skuadrat favorite sipas jush?
Eh, janë shumë skuadra që mund ta fitojnë, por them se Gjermania, Spanja, Holanda, kanë më shumë shanse se të gjithë. Janë ekipe që luajnë mjaft mirë dhe që kanë bërë gjëra të mëdha në fazën në grupe.
Mos ndoshta këtë vit është radha e Gjermanisë?
Nuk e di, por them se futbolli në 4 vitet e fundit është në Spanjë dhe kjo skuadër është një hap përpara. Gjermania luan mirë dhe ka shanse të fitojë, megjithatë Spanja është një ekip shumë, shumë i mirë.
Ok, por gjermanët duken më të uritur...
Nuk besoj se ndikon kaq shumë kjo, sepse kampionatin europian të gjithë duan ta fitojnë. Nuk ka ndonjë ekip që luan pa dëshirë.
Sa i vështirë do të jetë kalimi i një grupi kaq të fortë (Gjermania, Holanda, Portugalia, Danimarka) për skuadrën e Joakim Lëv?
Për një skuadër që kërkon të fitojë trofeun, nuk besoj se do të jetë ndonjë problem. Megjithatë, shumë gjëra varen nga ndeshja e parë me Portugalinë. Nëse Gjermania fiton, atëherë do ta kalojë me siguri grupin dhe do të avancojë më tej.
Kanë kaluar 32 vjet që kur keni fituar Europianin...
Në fakt, kam shumë nostalgji. Ka qenë një periudhë shumë e bukur, sepse ky trofe është shumë i rëndësishëm...
Shihni një Brigel të ri në kombëtaren gjermane?
Kombëtarja gjermane është një skuadër shumë e fortë këtë edicion, por ka disa probleme në mbrojtje. Unë e kam ndjekur rregullisht dhe them se ka disa defekte në mbrojtje, por në mesfushë dhe në sulm është realisht shumë e fortë. Pikërisht këto probleme në mbrojtje nuk i ka Spanja.
Si e shihni pozicionin e Italisë në këtë Europian, e shihni atë mes favoriteve?
Për mua nuk është mes favoriteve, por natyrisht që ajo ndonjë surprizë mund ta bëjë, sepse... është Italia. Por, për mendimin tim ky skandali i basteve e ka goditur rëndë. Nuk është e lehtë të luash në kushte të tilla. Madje, përmendet edhe Bufon, as për të nuk është e lehtë kjo gjë. T’ju them të drejtën më bën përshtypje gjithë kjo zhurmë e ngritur në Itali. Aty të gjithë flasin dhe akuzojnë, por realisht nuk ka ndodhur asgjë. Shoh që ka futbollistë të pezulluar, ndërsa nuk ka asnjë masë nga Gjykata, përveç hetimeve të Prokurorisë.
Si e shihni faktin që Europiani zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, dy vende jo mes të mëdhenjve të futbollit?
Kjo është një nga strategjitë e Platini, që të ndërtohen stadiume të rinj dhe të përhapet futbolli kudo. Europiani është zhvilluar në Portugali dhe ka dalë shumë mirë, po ashtu në Zvicër e në Austri, kështu që besoj se nuk do të jetë Europian i keq. Këto vende kanë para për t’i shpenzuar dhe le ta bëjnë.
Diçka të fundit, kur do të rikthehet Brigel si trajner?
Tani jam pak i vjetër... (qesh)... Jo, për momentin nuk po e mendoj këtë punë, sepse merrem me diçka tjetër. Nuk di si t’ju përgjigjem.
(d.b/BalkanWeb)