EKSKLUZIVE/Dritëro Agolli: PS të dalë me emra, Takim tjetër Rama-Berisha
TIRANË- Patriarku i Partisë Socialiste, shkrimtari i madh, Dritëro Agolli është aty gjithmonë duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike të ditës, në Shqipëri, por jo vetëm. Këto kohë i është përkushtuar letërsisë, veprave të tij dhe nuk ka parapëlqyer që të përfshihet me komentet e tij në media, me gjithë kërkesat e shumta të gazetarëve. Por, ajo që e detyroi këtë herë të reagojë ishte letra e Këshillit studentor të Universitetit "Luigj Gurakuqi", në Shkodër. Dy ditë më parë, përmes një letre, studentët i kërkuan të ndërhynte shkrimtarit, tek liderët e politikës, për zgjidhjen në një mënyrë sa më konsensuale të Presidentit të Republikës. Dritëroi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë letër të studentëve, duke u kërkuar në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", të dy kryetarëve të partive kryesore në vend, Sali Berishës e Edi Ramës të ulen në një tryezë të përbashkët, për të shkuar në raundin e tretë, me një apo me disa emra për të zgjedhur një President konsensual. Patriarku i PS-së porosit edhe deputetët e PS-së që edhe në raundin e katërt të jenë aty, në Parlament, të mos bojkotojnë, për të parë se si do të shkojnë votat, nëse nuk arrihet zgjedhja me konsensus.
Zoti Agolli, këto ditë ju ka ardhur një letër nga Këshilli studentor i Universitetit të Shkodrës ku ju kërkohet ndihmë për të ndërhyrë tek politika shqiptare në çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Ju tashmë e keni lexuar këtë letër. Çfarë mund të na thoni për këtë?
Unë në radhë të parë dua t'i falenderoj studentët, Këshillin e Studentëve të Shkodrës. I falenderoj për fjalët e mira në adresën time, por i falenderoj akoma më shumë për mendimet e tyre të qarta, të kulturuara dhe me një ndjenjë të lartë qytetarie për problemet shoqërore në vendin tonë, tani, në prag të zgjedhjes së Presidentit, për problemet politike dhe për problemet e tjera kulturore, ekonomike, morale edhe plot mendime të pjekura që në përgjithësi të bëjnë të gjykosh qartë për këtë brez të ri, që do ta çojnë përpara këtë vend. Por, të bën edhe një gjë për të menduar, që në përgjithësi klasa jonë politike, drejtuese, megjithëse unë nuk e kam qejf fjalën "klasë" sepse s'është klasë, por grupi politik apo politikanët që drejtojnë kanë mbetur më pas se sa mendimi qytetar i shoqërisë sonë. Kjo letër të shpie të gjykosh për këtë punë. Sa është ngritur mendimi dhe kultura e masës së gjerë të njerëzve, por veçanërisht e intelektualëve dhe studentëve, të cilët gjithmonë kanë qenë në pararojë të mendimit të freskët dhe të mendimit që e çon përpara shoqërinë. Kështu ka ndodhur edhe në kohëra më të hershme, por edhe në këto 20 vjet sepse ata e filluan ndryshimin nga universitetet. Prandaj, thashë kjo më bën të mendohem, por edhe të entuziazmohem, po më bën të gjykoj për gjë tjetër, që njerëzit veçanërisht të moshuar kanë nevojë të skuqen pak, në përgjithësi skuqen për të gjitha problemet që ka vendi. Kjo është një shprehje e Mark Tuein-it, një nga shkrimtarët më të mençur të shekullit të kaluar që thotë: "Njeriu ka nevojë të skuqet", për ato që bën apo qoftë edhe që s'i ka bërë. Përveç konsideratave të mia, mendova edhe këto gjëra. Shkodra ka pasur dhe ka një traditë të madhe kulturore, është një djep i kulturës sonë, qoftë kulturës në përgjithësi, por në veçanti, në arte, letërsi, arsim e politikë. Dhe këtë gjë e shpreh edhe letra e këtyre studentëve. Atje kanë qenë kompozitorët e parë, piktorët pas Onufrit, por edhe arsimi e të gjitha këto ishin vlera të mëdha që u trashëguan dhe u mbetën njerëzve. Kjo është një anë që kur studentët japin mendime duhen marrë parasysh.
Ju reflektuat rreth kësaj letre? Çfarë mendoni se mund të bëni në këtë situatë?
Tani në përgjithësi është vonë, çfarë duhet bërë, por megjithatë përsëri ka nevojë të mendohet. E para, që ta bëjmë më të thjeshtë problemin, këto diskutime për Presidentin, për të arritur në një konsensus duhet të kishin filluar më herët dhe nuk duhet të kishin filluar në këtë mënyrë siç filluan. Domethënë janë të meta edhe në kohë, por edhe në mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje të madhe. E kam fjalën që, duke filluar një herë të mblidheshin të gjithë kryetarët e partive parlamentare, por edhe disa kryetarë të partive që nuk kanë në Parlament, s'kanë elementë në Parlament, por që janë njerëz të zgjuar. Janë 3-4 nga ato parti, kryetarët e të cilave kanë mendime të përparuara dhe ndoshta ndonjëherë edhe më të përparuara që janë në Parlament. Kështu që duke u mbledhur kryetarët e këtyre partive parlamentare, edhe ndonjë tjetër, të diskutonin për presidentin e ardhshëm me konsensus dhe të mos kishte dallime, pra që të mos mblidheshin në fillim ata që drejtojnë që janë në mazhorancë dhe pastaj si të vinte, për të larë gojën, të mblidhte ndonjë parti tjetër, duke mënjanuar partinë më të madhe në opozitë që është Partia Socialiste. Se me cilin do ta bënin konsensusin!? Është thënë edhe nga të tjerët, por në këtë rast e përsëris edhe unë që konsensusi ka vlerë vetëm kur janë të mendimeve të ndryshme sepse po t'i kesh të tutë të gjithë dhe pothuaj dakord dhe s'ke çfarë konsensusi arrin. Vetëm po të ziheshin ata, por deri tani s'ka pasur ndonjë zënie, për t'i mbledhur. Por ndoshta, përfaqësuesit e qeverisë i ka shtyrë të bëjnë takim në fillim vetëm me partitë e koalicionit sepse ajo ka pasur probleme. Brenda saj është formuar edhe një parti tjetër, parti e Topi, e Oketës, por afër saj është formuar edhe partia tjetër, Aleanca Kuq e Zi që është e djathtë edhe ajo. Por është edhe problemi i kësaj aleance që është LSI-ja dhe ai do të matë këta. Si e kanë hallin këta? Mos, vallë më votojnë kundër dhe s'arrij dot as 71 vota. T'i bëj një herë për vete këta dhe pastaj të hidhem këtej nga ana tjetër, ka menduar. Ndoshta kjo është arsyeja. Se s'dihet tani si do të ndodhë. Ne nuk e dimë deri në fund sepse pak janë ato 71 vota, por ndonjëherë edhe një njeri ka vlerë shumë të madhe sepse bëhen 70 dhe s'arrihet dhe shkojmë në një fazë tjetër. Kështu që ndoshta mendoj unë, e ka shtyrë kryetarin e mazhorancës që të nuhatë gjendjen e këtyre dhe pastaj të flasë me opozitën. Por, arrijmë në gabimin tjetër që nuk ftoi menjëherë pas këtyre opozitën më të madhe sepse në opozita ka edhe të tjerë, por them opozitën më të madhe dhe kështu u krijua kjo gjendje e tillë. Edhe kur u takuan më së fundi me opozitën ishte një dëborë si e ftohtë edhe me akull, si e Dukagjinit dhe e Pukës. E kam fjalën që ishte një takim i ftohtë dhe nuk u arrit në një mendim të përbashkët si duhet bërë. Më e mira ishte ajo që thashë në fillim që të mblidheshin të gjithë bashkë, të kishte disa kandidatura dhe pastaj të gjykohej se cila do të jetë më mirë, por kandidatura jo vetëm nga mazhoranca, por të kishte edhe nga opozita.
Deri tani mazhoranca ka një kandidaturë, zotin Zaganjori. Ju e keni dëgjuar këtë emër?
E di që është një kandidaturë e tillë, por unë mendoj që në atë takimin që u bë të jepeshin disa kandidatura dhe pastaj të zgjidheshin dy-tre, bile edhe të votoheshin 2 a 3. Kjo ishte gabim që nuk u bë. Por, edhe nëse e bëri mazhoranca mbledhjen me aleatët e vet, mund ta bënin shpejt e shpejt edhe me opozitën. Se ja po jemi dakord edhe me atë që e bënë një mbledhje mes aleatësh sepse kanë probleme dhe u duhej t'i sheshonin. Por, nuk duhet ta ngadalësonin procesin me këta të frontit tjetër. Ta bënin takimin shpejt dhe atje ku të ishin, të ishin bashkë, edhe të maxhorancës, edhe të opozitës. Ky është problemi i dytë që kisha unë. I pari siç thashë është se u vonua pak dhe u stërzgjat dhe u morën vendime të tjera, jo për një konsensus, por për njeriun më të devotshëm të partisë, domethënë ky nuk hynte në konsensus.
Po ju i jepni të drejtë zotit Rama që opozita nuk propozon emra, për sa kohë ju është propozuar një emër nga mazhoranca dhe u kërkohet konsensus për atë emër?
Ai e ka që pse nuk u mblodhën që në fillim dhe aty pastaj ka menduar që të jepnin edhe opozita kandidaturat e saj. Por, megjithatë unë mendoj që edhe opozita duhet që të kishte kandidaturën e saj, një apo dy cilën të zgjidhte, cilën t'i dukej më mirë. Nuk jam për atë që s'duhet të kishte, duhet të kishte, sepse si do të bëhet gara? Edhe konsensusi ka garë. Cili ishte më konsensutari, po e them unë sepse tani krijohen fjalë të reja. Kështu që me të qeshur, por mendoj që duhet të ketë sepse nuk ka vetëm një që pëlqehet në konsensus sepse ka edhe të tjerë, qoftë edhe nga mazhoranca mund të bëhej i njohur edhe një figurë tjetër. Unë nuk kam ndonjë mendim, të flas për emrin e kandidatit, Zaganjorit, sepse nuk e njoh shumë, por nga veprimet e tij, nga të folurit, është njeri i kulturuar, një njeri që mund të dëgjojë. Dome-thënë nuk kam ndonjë njohje, por vetëm duke e parë në intervistat e tij, nuk i mërmërit fjalët, i thotë të qarta, nuk hidhet degë më degë, si të thuash. Ndoshta edhe profesioni ja ka bërë këtë. Prandaj ishte kjo. Dhe tani që është problemi i tretë, ka mbetur edhe një raund për të arritur konsensusin, por edhe në këtë raund të tretë nuk duhet shkuar pa emër sepse kë do votojnë që u mblodhën. Janë bërë mbledhje një minutëshe të Parlamentit. Kjo është një marifet për t'ja shitur, është sikur nxjerr një mall në pazar për ta shitur, po për t'ja shitur atyre që nuk dinë pazar. Kur të vijë ndonjë që është i zoti në pazar, aty është vështirë. Se ndonjëri që nuk di si bëhet pazari, ja hedhin. Ndaj them që kjo është për t'ja hedhur, ja e bëmë konsensusin. Konsensus pa njerëz nuk ka. Kështu që kjo sipas meje mund të mos jetë e drejtë. Emri mund të dilte në Parlamenti, edhe nëse nuk mblidhen në tryezë. Populli është i zgjuar sepse nga populli kanë dalë të gjithë, ai i lëkundur në djep, ai ja ka mësuar gjuhën, por ai edhe u ka dhënë edhe paratë. Kështu që populli është tepër i zgjuar dhe mendon pse e kanë bërë këtë seancë pa emër. Se po ta jepnin me emër do të digjej dhe pastaj s'do të vinte deri tek 71 votat. Kur vjen tek 71 votat ka emër, atëherë kjo s'është konsensus sepse ti ma bën me hile konsensusin. Unë mendoj që edhe tek raundi i katër që kërkon 71 vota ka një farë frike sepse s'dihet sa kanë ata të tjerët, sepse mund të ketë rrjedhje votash. Prandaj që të dihet ajo, duhet që opozita jo të ikë, por të rrijë atje dhe për të diskutuar, por edhe për të parë se mund të jenë edhe 68 vota, edhe 65 dhe mund të bëhen 71 vota.
Pra, ju thoni që opozita s'duhet të bojkotojë raundin e katërt?
Opozita s'duhet të bojkotojë, duhet të rrijë në seancë në raundin e katërt, nëse s'ka konsensus. Duhet diskutuar. Sepse ne tani kemi arritur në këtë gjendje të acaruar. Janë bërë disa lëshime, mund të themi. Edhe mazhoranca ka bërë disa lëshime që e la kandidaturën partiake dhe mori një person që është politik, por jo partiak sepse është gabim të thuash s'është politik. Atëherë ç'të jetë?! Çoban?! Edhe çobani është politik sepse e ka Aristoteli që thotë: "Njeriu është kafshë politike". Kështu që në këtë rast, ky nuk është figura e lartë e PD-së. Edhe ky ishte një lëshim që u bë. U bë me vonesë, por u bë ky lëshim dhe është një anë pozitive. Por kjo anë pozitive duhet të ishte deri në fund.
Dua të them edhe diçka që shpesh herë e dëgjoj nëpërmjet televizorit, por edhe në shtypin e shkruar që thonë që kjo është një lojë politike. E keni dëgjuar edhe ju. E thonë gazetarë, politikanë, por këtu, bile është përmendur edhe për Presidentin. Kjo frazë, apo ky mendim që "është një lojë politike" nuk shkon tek presidenti sepse nëse bën një lojë politike tani, kujt do t'ja bësh këtë, popullit? Prandaj, kjo shprehje, kur ekzagjerohet shumë, vërtet kthehet në lojë, por ja mbush mendjen edhe atyre që drejtojnë, politikës që të thonë: Jo mo, nuk e kisha me gjithë mend, por është lojë politike, pasi e shan, e bën, e dërrmon e pajtohet e thotë epo ishte lojë politike. Po si ishte lojë politike, kur ti e bëre fërtele atë? Kështu që zgjedhja e Presidentit është nga më të rëndësishmet e vendit tonë, ashtu siç është edhe zgjedhja e kryetarit të qeverisë, pra e atyre që drejtojnë. Pra, nuk janë lojëra politike këto. Prandaj kjo shprehje duhet të gjejë një vend tjetër, duhet të dish ku ta përdorësh.
Nesër (sot) vjen në Tiranë i dërguari i Brukselit, Sanino. Kemi edhe një raund për konsensusin. Çfarë thirrje i bëni zotit Berisha dhe zotit Rama, përderisa kanë edhe një mundësi të vetme që të arrijnë kompromisin?
Unë them që të mblidhen edhe një herë. Ne jemi mësuar me mbledhje. Bëjmë në Divjakë mbledhje, bëjmë për plehrat. Kurse këtu, të gjithë kryetarët e partive parlamentare aty janë duhet të mblidhen. Ne nuk jemi formalistë, kallëpe për të parë në atë vendimin tonë të hershëm dhe atë të realizojmë. Duhet të motivohet kjo përse e bëjmë. Ne jemi njerëz që manovrojmë, që situata po merr një drejtim tjetër dhe prandaj mazhoranca duhet të thotë që prandaj po ju mbledh që të bëjmë një arsyetim tjetër, më të thellë që të gjykojmë edhe për një grup tjetër njerëzish që të hyjnë në këtë konsensus. E si mendoni ju të opozitës për këtë gjë? Hajde ta bëjmë bashkërisht këtë gjë që të dalim faqebardhë sepse është një nga kërkesat edhe të Evropës që jemi para këtij evenimenti. Arsyetohet kjo gjë. Dhe këtë mbledhje të tretë, ta zëvendësojmë me këtë takim përpara dhe pastaj të shkohet te raundi i tretë. Ka mundësi, edhe tani që ka mbetur pak, të bëhet një gjë e tillë sepse ne kështu duket sikur jemi dy shtete kundërshtare dhe nuk pajtohemi, nuk afrohemi, nuk flasim përzemërsisht. Duket si dy shtete të ndara. Edhe në luftë për të rregulluar diçka forcat kundërshtare binin dakord. Dërgonin një me flamur të bardhë në front, nga ana tjetër dhe i thonë palës tjetër që mund ta shtyjmë këtë përleshje sepse kemi këtë festë Pashkët a Krishtlindjet a Bajramin. Ose kanë një problem tjetër dhe e shtyjnë betejën. Këtu ne jemi një popull shqiptar dhe flasim një gjuhë dhe këtë gjuhë e zotëron mazhoranca me këto nuanca dhe gjuhën me nuanca të tjera e zotëron opozita. Domethënë jemi anormalë. Prandaj them që çdo gjë mund të bëhet. Bile tani, në shkencën moderne edhe qimja e qerosit që thoshte atëherë që vetëm qimja e qerosit s'mund të rregullohet, por edhe kjo ka rënë se edhe qerosit po i dalin qimet, po ja mbjellin. Tani në këtë shekull ka lloj-lloj mënyrash për të zgjidhur gjithçka dhe jo një takim që s'është asgjë. Të gjithë kryetarët e partive pra, duhet të mblidhen. Kaq rëndë nuk është puna. Prandaj them unë që edhe kjo, megjithëse është vonë, ka kohë që të zgjidhet, por unë edhe një herë dua t'i falenderoj studentët që të japin shpresa që ky vend ka energji shumë të mëdha dhe do të ecë përpara. Se ja studentë janë ata, por qofshin edhe pedagogë të rinj, janë njerëz që mendojnë për fatet e vendit, për shoqërinë, për politikën, për kulturën, për ekonominë që thonë ka varfëri akoma, të përmirësojmë jetën tonë, të mos jemi euforikë që ja kemi kaluar të gjithëve në punët ekonomike sepse ne shohim që të gjithë jemi me rroga dhe mezi e zgjatim muajin. Kështu që duhet të themi që kemi bërë përparime, por na duhet akoma shumë sepse kemi plot gjëra për të bërë. Qoftë edhe euforizmi i tepërt të shpie në donkishotizëm. Vetëm Don Kishoti sulmonte e luftonte me mullinjtë e erës. Por Don Kishoti të paktën është pozitiv, se ishte i sinqertë dhe luftonte për të mirën e njerëzve.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)