E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët: Ndihmat po shpërndahen në bazë njohjeje

Ata që kanë shtëpitë e përmbytura apelojnë që të bëhet vlerësimi i menjëhershëm i dëmeve, teksa shprehen skeptikë pasi askush nuk është paraqitur ende

SHKODËR - Ndonëse niveli i ujit në zonat e përmbytura vazhdon të pësojë rënie, mjaft prej banorëve të evakuuar vazhdojnë të qëndrojnë nëpër të afërm të tyre apo vendet ku janë vendosur nga shteti.

Në konviktin e vajzave "Safet Spahiu" në qytetin e Shkodrës janë të vendosur 51 persona nga zona e Livadheve të qytetit, Muriqani e Berdica. Banorët e vendosur këtu shprehen të kënaqur me trajtimin që u bëhet, por dëmet që u janë shkaktuar janë të mëdha dhe besimi se do të mund të kompensohen është i paktë. Banorët shprehen se janë të varfër dhe tani gjithçka për ta bëhet më e vështirë, ndërsa shpresojnë që një situatë e tillë të mos përsëritet më.

Por, ndërsa në vendet e akomodimit qëndrojnë më së shumti gra, burrat janë pranë banesave të tyre.
Në zonën e ish-livadheve, Dedë Lulashi tregon se janë 5 pjesëtarë në familje dhe i ka dërguar tek vëllai i gruas, pasi banesa është mbushur me ujë deri rreth 80 cm. "Kam vetë një lundër dhe me atë lëviz.

Tani uji ka filluar të bjerë por ka problem me banjat, se ne i kemi me gropa të bëra vetë dhe ato kanë dalë mbi ujë. Na kanë sjellë vetëm nga një pako me vlerë 6000 lekë të vjetra ku ka 5 kg milva, një paketë makarona, një paketë fasule që nuk kemi ku e ziejmë, dhe vaj.

Ka pasë njerëz që nuk janë përmbytur, por kanë marrë më shumë ushqime. Kërkoj nga shteti vlerësim të dëmeve dhe mosdiferencim në dhënien e ndihmave",- thotë Lulashi.

Tonin Zyberi, tjetër banor, shprehet se ka 10 vjet që jeton këtu, por uji i ka dëmtuar mjaft banesën. "Jam 6 vetë në banesë dhe ndihma na kanë dhënë shumë pak, pasi ato ndahen sipas njohjeve.

Ka pasë raste që dy persona kanë pasë të njëjtin emër dhe u kanë thënë ndajeni përgjysmë paketën. Kjo është qeshrake dhe duket se po tallen me ne në këto kushte. I kërkojmë shtetit të vijë e të verifikojë dëmin, dhe jo të presë më vonë, ku nuk dihet se çfarë bëhet".

Pal Marku tregon se janë 8 vetë në familje dhe se hidrocentralet i përmbytën dy herë. Kam jetuar në fshat në komunën Temal dhe kur u ndërtua hidrocentrali i Komanit u përmbytëm nga liqeni dhe erdhëm e u vendosëm këtu. Atëherë na u dha vetëm banesa, se toka ishte e shtetit.

Dëmi që më është shkaktuar është mbi 50 % dhe duhet që shteti të më kompensojë e të më japë atë që më është dëmtuar. Nuk kam besim se do ta bëjë këtë përderisa deri tani askush nuk ka ardhë të na verifikojë dëmet, madje t'i filmojë, se ndryshon puna më vonë".

Ndërsa meshkujt më së shumti qëndrojnë pranë banesave, femrat tregojnë se çfarë kanë përjetuar në momentet e përmbytjes, teksa shprehen mosbesuese për dëmshpërblimin.

Valdete Mehja me banim tek Harku i Berdicës shprehet se ndodhet në konvikt prej 8 ditësh së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes, gjithsejt tetë persona. Ajo tregon për atë që kanë përjetuar kur uji i rrethonte banesën. "Kemi shtëpi përdhese dhe sapo pamë ujin që po rrethonte banesën u nisëm të dilnim.

Fëmijët e vëllait i mori në krahë vëllai tjetër, pasi babai i tij është i sëmurë dhe i nxori. Ne të tjerët dolëm kush me çizme dhe kush duke na mbajtë në krah meshkujt e familjes. Shkuam tek një barakë pas shtëpisë që e kemi disi më lart dhe uji nuk vinte. Pastaj na sollën këtu. Uji ka hyrë në banesë.

Unë nuk kam shkuar, por pjesëtarët e tjerë të familjes thonë se janë dëmtuar frigoriferi, lavatriçja e disa orendi të tjera. Jemi përpjekur me i çu më lart, por jo të gjitha se niveli i ujit rritej shpejt. Lopën e vetme kanë mundur ta shpëtojnë nëna dhe nusja e vëllait që kanë hyrë mbi 1 metër nëpër ujë dhe e kanë nxjerrë dhe e kanë çuar tek një komshi më lart ku nuk kishte ujë.

Kemi pasur shumë frikë atë ditë. Tani uji ka rënë. Unë nuk kam shkuar, por nëna dhe nusja e vëllait që shkojnë për të pastruar thonë se uji është larguar por ka krijuar shumë lagështirë e myk".

Ndërsa Flora Vucaj, tjetër e evakuuar tek ky konvikt, tregon se jeton prej rreth 6 vitesh tek shtëpia e saj në Livadhet e ish-zooteknikës në lagjen Kiras.

Ajo shprehet se është e kënaqur nga kushtet e personeli që ka gjetur, por dëmi i shkatuar është shumë i madh dhe deri tani askush nuk ka ardhë ta identifikojë atë. "Jemi nga Tophana dhe kemi 6 vjet që kemi bërë shtëpinë që e kemi në proces legalizimi.

Jemi 7 vetë në familje dhe kemi ardhur këtu pasi uji na hyri brenda në banesë. Kemi 5 ditë që rrimë në këtë konvikt dhe këta që shërbejnë këtu i falenderojmë. Uji në banesë brenda ka hyrë 15 cm, ndërsa jashtë kemi kaluar veç me lundër.

Askush nga shteti nuk ka ardhë të na shohë dëmet, përveç ushtarëve që na kanë marrë me makinë e na kanë nxjerrë nga shtëpia. Një derr dhe 20 pula më kanë ngordhur, ndërsa bagëtitë e tjera i kam çuar tek kunati në Bardhaj.

Atje çova fillimisht dhe fëmijët, por, kur ne erdhëm këtu, atëherë dhe fëmijët i mora me vete. Kërkojmë nga shteti të vijë e të shohë dëmin që na ka bërë, se nuk kemi parë asnjeri deri tani".

Prenda Lulashi është nga Mërturi i Pukës dhe prej gati 9 vitesh është vendosur tek ish-livadhet për një jetë më të mirë. Familja e saj ka 10 persona dhe ka një javë që është vendosur tek ky konvikt.

Prenda tregon se uji ia ka përmbytur banesën ku dy nga 5 dhomat e saj kanë dalë jashtë funksionit. Uji është shtuar sidomos natën, tregon Prenda, ndërsa kanë vendosur të largohen pasi kishin frikë nga uji që shtohej.

"Jemi larguar dhe na kanë marrë ushtria, jemi vendosur këtu. Lopën e kam çuar tek miku, por e kam blerë ushqimin për të, se ata nuk mbajnë bagëti, kështu që shkon nusja dhe i shërben lopës. Kanë ngordhë 13 pula, por më problem është uji.

Dy djem i kam në punë dhe ata ndërrojnë njëri- tjetrin me ruajt shtëpinë. Ishalla shteti e vë dorën në zemër me na dhënë diçka për dëmin që është bërë, jo të gjithin se dëmi është i madh, por së paku diçka. Kemi ardhë nga Puka për një jetë më të mirë këtu.

Zv.presidenti i BB-së: Do të ndihmojmë Shkodrën

Të premten në Shkodër ishte edhe zv.presidenti i Bankës Botërore, Filip le Horu (Philippe Le Houreou), që i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, inspektuan në terren zonat e pëmbytura në Shkodër nga derdhja e Vaut të Dejës deri në derdhjen e Bunës.

Pas vëzhgimit në terren përfaqësuesit e Bankës Botërore zhvilluan një takim në Prefekturën e Shkodrës me Komitetin Ndërministror të Emeregjencave Civile që po drejton operacionet në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet.

Zv Presidenti i Bankës Botërore përgëzoi qeverinë shqiptare për menaxhimin e efektshëm të situatës së krijuar në zonat e përmbytura duke konfirmuar se një grup ekspertësh të BB-së do të asistojnë në vlerësimin e dëmeve të banorëve, sektorit privat, por edhe të aseteve publike. Ndërkohë konfirmoi se menjëherë pas vlerësimit në terren do të projektohet ndërhyrja për rehabilitimin e infrastrukturës në të gjithë rajonin e prekur nga përmbytjet.

Le Horu shtoi në deklaratën e tij se ndërhyrja e Bankës Botërore fillimisht do të konsistojë në asistencën e një grupi ekspertësh për të vlerësuar dëmet e sektorit privat, qytetarëve, por edhe të aseteve publike, ndërsa më pas do të ndërhyhet me projekte për riparimin e infrastrukturës dhe përforcimin e saj që fatkeqësi të tilla të mos përsëriten më.

Ministria e Brendshme

Situata në zonat e përmbytura, gjendja e rrugëve dhe komunikimi në këto zona.
Situata në zonat e përmbytura dhe gjendja e akseve rrugore në këto zona gjatë ditës ka shënuar përmirësime të ndjeshme si pasojë e rënies së nivelit të ujit.

Kjo ka bërë që të krijohen mundësi për qarkullimin me automjete në disa fshatra, me të cilët më parë ishte e pamundur lëvizja e automjeteve.

Akset e rrugëve të komunave Dajç dhe Velipoje janë bërë të kalueshme për automjetet e larta dhe mjetet e rënda.
Rruga Ura e Bunës - Shirokë është e mundur të qarkullohet edhe me automjeteve të vogla.
Komuna Dajç
Në rrugën Bërdicë-Dajç (tek Kthesa e Dajcit), është e kalueshme nga automjetet e larta (kamionë).
Rruga Pentar - Velipojë është e pakalueshme.
Rrugët e brendshme në qendren e Komunës së Dajçit, për në fshatrat e tjera te kësaj komune j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›