E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregulla të posaçme për të huajt

Drejtoria për migrim dhe të huaj në kuadër të Policisë Kufitare të Kosovës, diskutoi sot për ligjin për të huaj dhe udhëzimin administrativ mbi çështjet e migracionit.

Kjo drejtori ka informuar të gjithë subjektet juridike dhe fizike që veprojnë në Kosovë, se ekzistojnë rregulla të posaçme të dokumentacioneve, të cilat duhet t’i ketë një i huaj me rastin e qëndrimit të tij në vend.

Shefi i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Refki Morina, ka thënë se drejtoria që ai drejton ka filluar të zbatojë në praktikë ligjin edhe udhëzuesin administrativ në tërë territorin e Kosovës, i cili parasheh aspektet e qëndrimit të të huajve në Kosovë, si vizitorë, mysafirë, për biznes, studentë, për bashkim familjar e të tjera. "Ekzistojnë rregulla të posaçme të dokumentacioneve të cilat duhet t’i ketë një i huaj që të aplikojë për një letërnjoftim të përkohshëm në Kosovë”, ka thënë Morina.

Po ashtu Morina, ka bërë të ditur se do të fillojnë menjëherë inspektimet në mënyrë që të zbatohet urdhëresa administrative për dënimet ose ndëshkimet e subjekteve juridike dhe fizike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›