Arrestohet Ylli Kelmendi kapet arme pa leje

Gjykata kishte urdheruar shoqerimin e tij per te deshmuar vrasjen e Mirit te Xhikes
Policia e Tiranes arrestoi dje ne mesdite Ylli Kelmendin 46 vjec mikun e Fatmir Rames per armembajtje pa leje ndersa kerkonte kete te fundit per te kryer shoqerimin e detyrueshem te tij ne gjykate.
Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet kishte nxjerre urdher te shoqerimit me force per te me qellim qe Kelmendi te jepte deshmine e tij ne procesin e vrasjes se mikut te tij Fatmir Rama ne vitin 2001 ne Tirane krim per te cilin akuzohet Lavderim Tufa i vetmi i dyshuar i Prokurorise ndonese ne vendin e ngjarjes jane pare tre persona te kene qelluar ndaj tavolines se Rames.
Arrestimi i Kelmendit u krye dje ne mesdite ne rrugen e Barrikadave prane pallateve 9 kateshe ne kohen kur Kelmendi ishte duke qendruar ne nje lokal aty prane. Gjate kontrollit fizik te tij te kryer nga sherbimet e policise komisariatit nr.1 Kelmendit blute me vete i gjeten nje arme zjarri pistolete te cilen ai e mbante pa leje.
Menjehere me pas sherbimet e policise se kryeqytetit kryen nje kontroll ne banesen e tij ku mesohet se i jane gjetur edhe sende te tjera te paligjshme te cilat gjithashtu iu bllokuan atij nga policia ne cilesine e proves materiale.
Pas kapjes se tij nga sherbimet e policise se komisariatit nr.1 Kelmendi iu ka pohuar atyre se nuk ka pasur qellim te sulmoje njeri me armen e tij por se e ndjente veten te rrezikuar ndaj dhe kishte vendosur te mbante nje arme per qellime vetembrojtjeje. Pas veprimeve te kryera prej policise Kelmendit iu komunikua akuza e mbajtes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.
Tashme i arrestuari duhet te pergjigjet ne gjykate pervec deshmise per vrasjen e mikut te tij Fatmir Rama duhet te pergjigjet edhe per akuzat e ngritura rishtaz ndaj tij.
Me pare Kelmendi eshte denuar per akuzen e mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake si dhe te plagosjes me dashje. Kelmendi eshte i liruar nga burgu nje vit e gjysme me pare me 25 maj 2009 ndersa eshte nje personazh i njohur per policine pasi ishte arrestuar per armembajte pa leje me 4 korrik te vitit 2008. Disa muaj me pare u vra nje tjeter mik i Ylli Kelmendit Franc Konomi pasi u qellua me arme zjarri ne rrugen Luigj Gurakuqi.