Banoret akuzojne bashkine: Nuk heq kioskat e palegalizuara
Elbasan- Banoret e nje pallati ne Elbasan, akuzojne bashkine dhe policine bashkiake se nuk po ekzekutojne vendimet e Keshillit Bashkiak. Shkak per akuzat jane disa ndertime ne ane te bulevardit kryesor ne segmentin qe fillon nga "1 Maji" dhe qe perfundon tek "Ura e Zaranikes". Kryefamiljaret e pallatit te ri 11-katesh ne lagjen "28 Nentori" dhe familjet perreth, kane njoftuar disa here bashkine, policine bashkiake dhe strukturat perkatese, por vendimi nuk eshte zbatuar. Ne nje peticion derguar institucionit vendor dhe Policise Ndertimore, banoret citojne se "kioskat i kane zene frymen disa pallateve ne rrugicen tone, nderkohe qe ato punojne vetem 3-4 muaj ne vit". Sipas tyre, ambientet prapa kioskave, perdoren nga perdorues droge dhe nga shtetas te papergjegjshem. "Kohet e fundit kemi gjetur shiringa droge te hedhura prapa kioskave, nderkohe naten behet zhurme e madhe duke prishur qetesine e pallateve dhe shtepive perreth", thuhet me tej ne peticion. Akuzat e 13 firmetareve shkojne me tej, duke aluduar se vendimi nuk ekzekutohet per shkak te kapricos se ndonje pushtetari. Ne vijim, banoret theksojne se poshte kioskave kalojne kanalizimet e ujerave te zeza dhe kolektori. "ALUIZNI ka refuzuar kerkesat e pronareve te kioskave, per legalizimin e tyre. Atehere kush e pengon bashkine dhe Policine Ndertimore per te prishur ndertimet pa leje dhe per te zbukuruar qytetin?", pyesin firmetaret e peticionit.
F. Salliu
Paralajmerimi
Nese vendimi i Keshillit Bashkiak nuk ekzekutohet dhe kerkesa e tyre nuk merret parasysh, banoret paralajmerojne se do te vene ne dijeni instancat me te larta, perfshi Kryeministrin, Avokatin e Popullit, etj. Edhe nje shoqate joqeveritare, per femijet ne nevoje eshte duke nguruar te vendoset ne kete pallat.
F. Salliu
Paralajmerimi
Nese vendimi i Keshillit Bashkiak nuk ekzekutohet dhe kerkesa e tyre nuk merret parasysh, banoret paralajmerojne se do te vene ne dijeni instancat me te larta, perfshi Kryeministrin, Avokatin e Popullit, etj. Edhe nje shoqate joqeveritare, per femijet ne nevoje eshte duke nguruar te vendoset ne kete pallat.