Mashtruesja me 150 mije euro, merr 12 vjet
Tirane- Mashtroi me 150 mije euro familjaret e Emiljano Shullazit dhe Ervin Ferhatit, gjykata e denoi me 12 vjet burg. Togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Bujar Krasniqi, kane shpallur fajtore te pandehuren Albana Laze. Albana Laze me origjine nga Shkodra dhe banuese ne Tirane, akuzohet per vepren penale te "vjedhjes me anen e mashtrimit". Nga hetimet e Prokurorise se Tiranes ka rezultuar se 34-vjecarja Laze, ka pasur lidhje te ngushta me te dashuren e Emiljano Shullazit, te ciles i ka premtuar se do i nxirrte njeriun e zemres nga burgu, ne qofte se kjo e fundit do i jepte 150 mije euro. Sipas dosjes hetimore, e ndodhur nen presion e mashtrimit, vajza ka folur me prinderit e Emiljanos dhe Ervinit, te cilet pasi kane rene dakord mes tyre, kane pranuar t'i japin shumen financiare sekseres Laze, ne menyre qe kjo t'i lironte te afermit. Vete e pandehura gjate procesit e ka pranuar se ka marre shumen e lekeve, ndersa ka kembengulur qe prokuroria te zbulonte se ku kishin shkuar keto leke. Dy seanca me pare, prokurori i ceshtjes Gentian Osmani kerkoi shpalljen fajtore dhe denimin e Lazes me 12 vjet burg. Emri i Albana Lazes, nuk ka qene i panjohur per hetuesit e prokurorise se kryeqytetit. Rreth nje vit e gjysme me pare Laze ishte denoncuar nga Sherbimi Informativ Shteteror, pasi kishte dyshime se kjo kishte konsumuar vepren penale te "dhenies se ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit". Sipas te dhenave te mbledhura, dyshohej se Laze u premtonte qytetareve nxjerrjen e vizave angleze, kundrejt shumave te ndryshme qe shkonin ne disa mijera euro. Por ekspertet bejne me dije se ky hetim nuk u arrit te finalizohej, pasi hetuesit nuk arriten te realizonin kapjen ne flagrance te Lazes per akuzen e "dhenies se ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit". Gjithashtu ekspertet hetimore gjate pergjimit paraprak te bisedave telefonike qe ka kryer Laze ne kohen kur ka qene e lire, kane zbardhur se e pandehura ne fjale, ka marre pjese edhe ne nje grup qe kryenin trafikimin e qenieve njerezore pertej kufirit shqiptar.
Te afermit, u ankuan ne prokurori
E pandehura Albana Laze u vu ne pranga ne daten 17 tetor te vitit te kaluar. Te afermit e Emiljano Shullazit dhe Ervin Ferhatit jane gjendur ne dyert e Prokurorise se Krimeve te Renda, duke deklaruar para prokuroreve se nje grua me emrin Albana Laze 34 vjec, i ka mashtruar ne emer te prokuroreve dhe gjyqtareve, se do i lironte te afermit e tyre kundrejt shumes financiare 150 mije euro. Menjehere pas ketyre fjaleve prokuroret ne bashkepunim me policine kryeqytetase, jane vene ne levizje per arrestimin e 34-vjecares Laze, ne menyre qe kjo e fundit te jape shpjegime para familjareve te te dy te pandehurve dhe prokuroreve te Krimeve te Renda. Pas verifikimit kane qene ish kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, Andan Kosova dhe ish kreu i Gjykates se Krimeve te Renda, Sander Sinomi, ata qe kane bere denoncim ndaj Lazes.