Shkoder, Myftinia fiton pronen
Shkoder- Keshilli Bashkiak i Shkodres voton pro rishikimit te pronave te Komunitetit Mysliman dhe kthimit te cerdhes e kopshtit "16 Shtatori", ne lagjen e vjeter "Dudas". Ky vendim ka ardhur menjehere pas kerkeses se keshilltarit Besnik Kastrati, njekohesisht kreu i Zyres se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne kete rreth. Kane qene ankesat e njepasnjeshme te Myftinise se Shkodres, qe kane cuar keshillin ne diskutimin e ceshtjes, duke mos lejuar privatizimin apo tjetersimin e prones. Shkak i vendimit per rishikim te dokumenteve eshte bere fakti se kjo godine dhe siperfaqe i takonte Myftinise deri ne vitin 1967, kur u pervetesua nga shteti dhe u kthye ne cerdhe. Duke pare perpjekjet per privatizim e tjetersim, kane nderhyre autoritetet vendore dhe i eshte sugjeruar bashkise qe te ngreje nje tjeter godine, pasi ajo aktuale dikur eshte njohur si Mejtep (shkolle fillore) e Komunitetit Mysliman.
Rreziku per mbivendosjen e pronave ne kete zone eshte bere prezent nga Myftinia e Shkodres prej kohesh, duke kerkuar rishqyrtim te dokumentacionit. "Deri ne vitin 1967 kjo pjese ka qene Mejtep. Myftinia duhet te kete te drejta te plota mbi te", eshte shprehur keshilltari Besnik Kastrati gjate mbledhjes se radhes te keshillit bashkiak. Ai ka kerkuar korrigjimin e pronesise se kopshtit "16 Shtatori" ne lagjen e vjeter "Dudas". Kastrati ka theksuar se bashkia, e ka pasur ne perdorim objektin ku ndodhet kopshti dhe nuk duhet ta kaloje ate ne pronesi te personave te tjere apo te vete institucionit, pasi eshte nje ndertese e Komunitetit Mysliman, per te cilen komisioni eshte ne prag te shprehjes se vendimit te rinjohjes se pronesise per kete komunitet. Keshilltaret bashkiake vleresuan sqarimin e kolegut te tyre dhe aprovuan rishikimin e mundesive per gjetjen dhe ndertimin e nje ndertese tjeter, per transferimin e kopshtit te femijeve. Ndertesa ku ndodhet kopshti i femijeve "16 Shtatori" ka qene prone e Komunitetit Mysliman deri ne vitin 1967, kur sistemi i asaj kohe jo vetem mohoi fene, por u mori dhe pronat komuniteteve fetare. Pas ketij viti ndertesa ekzistuese u kthye ne kopsht femijesh. Pas vitit 1990, me ardhjen e demokracise dhe rikthimin e besimit fetar, Myftinia e Shkodres kerkoi kthimin e kesaj ndertese me konsensus. Nderkohe qe kjo prone u regjistrua ne perdorim te bashkise, ndaj vetem para rreth 6 muajve, Myftinia filloi te kerkonte objektin ne zyren e Kthimit e Kompensimit te Pronave. ZKKP Shkoder mori parasysh kete kerkese te Myftinise dhe eshte ne fazen e nxjerrjes se vendimit te njohjes se pronesise se nderteses, ne favor te Komunitetit Mysliman. Procesi i rikthimit te kesaj godine do te behet vetem pasi te jene gjetur ambiente te pershtatshme per femijet e kopshtit "16 Shtatori".
R. Llazari