E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet i pandehuri, po gjykohej per se dyti per te njejten veper penale

Gjykata e Larte, dy dite me pare ka liruar shtetasin Xh.Hoxha, i cili ishte duke u gjykuar nga Gjykata e Krimeve te Renda per nje veper penale qe eshte gjykuar me pare. Padia ishte bere nga ana e avokateve te Komitetit Shqiptar te Helsinkit (KSHH) ne emer te shtetasit. Xh. Hoxha i cili po gjykohej per te dyten here, per te njejten veper penale. "Pas gjetjes si te bazuara te argumenteve te paraqitura nga avokatet e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, vendosi prishjen e vendimeve nr.23, date 25.04.2008 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda dhe vendimit nr. 53 date 23.11.2007 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda dhe lirimin e Xh.Hoxhes, per shkak te gjykimit njehere me pare te vepres penale", sqarohet ne nje njoftim nga KSHH-ja. Ne vendimin e saj Gjykata e Larte konstatoi se ne ceshtjen penale ishte cenuar nje nga parimet kushtetuese me te rendesishme. Parimi i mosgjykimit dy here, per te njejten veper penale. Rasti i gjykimit per here te dyte te shtetasit Xh.Hoxha u konstatua gjate monitorimeve qe KSHH-ja eshte duke kryer neper gjykata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›