E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e 15 fshatrave, kundër Projektligjit për parkun nacional të Rugovës

Banorët e Rugovës dhe të zonave përreth Pejës janë bashkuar për të kundërshtuar Projektligjin për shpalljen e trevës së Rugovës në Bjeshkë të Nemuna, park nacional.

Ata në një takim publik janë shprehur të vendosur që me çdo çmim të ruajnë pasuritë që i kanë trashëgim brez pas brezi, e që me miratimin e këtij ligji do t’u cenohet shfrytëzimi i tyre.

Rreth 62 mijë hektarë tokë, apo 52 për qind e territorit të Pejës, pjesë e madhe e të cilës edhe zonë e banueshme do të mbetet jashtë shfrytëzimit të pronarëve legjitimë, pretendojnë banorët. “Koha Ditore”.

Ndërkohë, përfaqësues institucionesh lokale së bashku me përfaqësues rugovas po përgatiten të krijojnë një komision profesional gjithëpërfshirës për të ndikuar në ndryshimin e projektligjit.

Rekomandimet e komisionet së bashku me 1.200 nënshkrime të mbledhura nga kryefamiljarët e 15 fshatrave sa ka treva e Rugovës t’u drejtohen institucioneve qendrore dhe në fund edhe Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar, siç janë shprehur ata, shpëtim të pronave të tyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›