E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cilat kompromise duhet t’i "përbijë” Beogradi?

Java që vjen do të jetë kyç për suksesin e dialogut të Beogradit me Prishtinën dhe marrjen e datës së negociatave me BE-në. Sipas shtypit serb, Beogradi përpiqet të mbrojë institucionet në veri të Kosovës.

Javën tjetër takohen kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës për të biseduar për strukturat paralele serbe, apo siç thonë në Beogarad, për “paralelizmat” e institucioneve në veri të Kosovës. Ndërkohë një delegacionn shtetëror serb në krye me zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë në Gjermani, nga e cila, siç theksohet, varet vendimi i Brukselit.

Sipas të përditshmes “Veçernje novosti”, brenda një jave, Serbia do të ketë një pasqyrë më të qartë për gjasat e marrjes së datës në qershor dhe cilat “komromise të dhimshme kosovare Beogradi duhet t’i përbijë” për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Pozicionet e tashme janë të qarta: Gjermania dhe Prishtina kërkojnë ”heqjen e institucioneve paralele në Kosovë”, ndërsa Beogradi angazhohet për një zgjidhje gjithëpërfshirëse në kuadër të së cilës populli serb në Kosovë do të ketë institucionet e veta autonome./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›