Biletat e lojërave të fatit, qeveria autorizon prodhimin jashtë kufijve
TIRANE - Kur Shtypshkronja e Letrave me Vlerë nuk ka kapacitet teknologjik për prodhimin e biletave të lojërave të fatit ato mund të shtypen brenda ose jashtë vendit, sipas një procedure të përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave. Sipas një vendimi të qeverisë të publikuar dje në Fletoren Zyrtare, kjo bëhet në pamundësi të kapacitetit teknologjik, nënkuptohet mungesa e software-ve dhe hardware-ve të nevojshëm për shtypjen e biletave të lojërave të fatit.
Në vendim sqarohet se me marrjen e kërkesës për shtypjen e biletave të lojërave të fatit, për të cilat Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dyshon se nuk ka kapacitetin e duhur teknologjik të shtypjes, ajo mbledh bordin drejtues, i cili analizon ekonomikisht në mënyrë të hollësishme, pamundësinë e shtypjes së këtyre biletave dhe argumenton pamundësinë e kthimit ekonomik, nëse do të investohej për blerjen e teknologjisë së munguar për këto raste.
Në përfundim, bordi drejtues i Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë merr vendim për pamundësinë e ofrimit të shërbimit, i cili i komunikohet operatorit kërkues. "Në vijim, operatori mund të procedojë me nënshkrimin e kontratës për shtypjen e këtyre biletave në shtypshkronja të akredituara, brenda ose jashtë vendit, dhe vë në dijeni institucionin mbikëqyrës të aktivitetit të tij". Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)