E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Bulqizës protestojnë për korrupsionin në miniera

Banorët e Bulqizës kanë dalë sot në një protestë të pazakontë duke bllokuar të gjitha hyrje-daljet në drejtim të minierës së Bulqizës. Banorët kanë bllokuar hyrjen në minierë duke vendosur në hyrje të rrugës së minierës pranë Zonës D të galerisë një fadromë.

Protesta ka nisur që në orën 7.00, të mëngjesit të sotëm dhe ka vazhduar deri në mesditë ku rreth 200 qytetarë kanë protestuar për korrupsionin në minierën e Bulqizës. Banorët kanë kërkuar që ti jepet fund korrupsionit me minierën ku sipas tyre 32 subjekte që kanë përfituar licencën për të operuar në këtë minierë e kanë përfituar atë me forma të dyshimta korruptive. Sipas banorëve një licencë është marrë për 300 mijë euro, dhe format e dhënies së këtyre licencave janë të dyshimta.

Last Updated on E Marte, 20 Prill 2010 21:25

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›