Shqipëria, një hap para nga Kosova për rimbursimin e barnave
financohet nga skema e sigurimeve të kujdesit shëndetësor. Duke i dhënë një panoramë të shkurtër që nga krijimi i këtij Institucioni me përfshirjen fillimisht vetëm të mjekut të përgjithshme dhe një rimbursimit të një numri të kufizuar barnash dhe deri në ndërmarrjen e një sërë reformash si në shërbimin shëndetësor parësor dhe në shërbimin shëndetësor spitalor tashmë të financuara nga kjo skemë sigurimesh. Gjatë takimit ditën e djeshme u diskutua dhe për sfidat dhe ardhmërinë e më tejshme të përmirësimit të performancës dhe arritjen e cilësisë brenda standardeve evropiane të shërbimit shëndetësor nga të dy vendet. Një temë mjaft e rëndësishme dhe shumë e ndjeshme për të dy vendet ishte dhe furnizimi me barna i të gjitha shërbimeve shëndetësore, importi, shpërndarja, cilësia dhe mundësia e rimbursimit të tyre në masën më të lartë të mundshme nga skema e sigurimit të kujdesit shëndetësor sidomos në Shqipëri. Pasi në Kosovë akoma nuk ekziston një skemë e tillë sigurimesh. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës z.Bukoshi e njohu Drejtoreshën e Instituti të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor me një panoramë të shkurtër të sistemit shëndetësor në Kosovë. Sipas tij pavarësisht se shëndetësia në Kosovë është akoma në hapat e para të reformimit dhe të krijimit të një fondi të ngjashëm për sigurimet shëndetësore Qeveria po bën të gjitha përpjekjet dhe punën e nevojshme për të siguruar një shërbim shëndetësor sa më cilësor për shtetasit e saj. Njëkohësisht Hana e siguroi Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës për një bashkëpunim konstruktiv të dy vendeve dhe një sërë marrëveshjesh të mundshme në të gjitha fushat e dhënies së shërbimit shëndetësor të shtetasve të dy vendeve. Drejtoresha e Përgjithshme e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor i bëri një ftesë për pjesëmarrje z.Bukoshi dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës në Forumin Ballkanik të radhës, krijues i të cilit është ISKSH. Ministri i Shëndetësisë ftoi Zj.Hana për bashkëpunim dhe shkëmbim experience nëpërmjet takimeve të mëtejshme në Kosovë