Basha: Situata në Shkodër emergjente, mbi 1 280 hektarë nën ujë
Rreth 1 300 hektarë tokë janë mbuluar nga uji në zonën e Nënshkodrës. Emergjencat Civile dhe Ushtria kanë nisur evakuimet e banorëve shtëpitë të cilëve ndodhen disa centimetra nën ujë. Zonat më të rrezikuara janë Oboti dhe Dajçi. Situate paraqitur
problematike dhe në rrugët nacionale që lidhin Shkodrën me pjesët e tjera të vendit. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha bëri të ditur se situata në Shkodër paraqitet emergjente për shkak të përmbytjeve. Shtabi i Emergjencave ka nisur evakuimet e banorëve nga fshatrat qe rrezikohen nga rritja e nivelit te ujit.
Ministria e Brendshme
Ministri Basha tha se situata po precipitohet Situata në Hidrocentrale është e rënduar. Fierza është në nivelin 296. 62 m, duke u rritur me 5 centimetër, nga niveli që u raportua paraditen e djeshme. Kuota maksimale është 296 metër, deklaroi Basha. Në një panoramë të situatës së përmbytjeve, Basha tha se në harkun e Bërdicës, pjesë e aksit Shkodër- Tiranë, niveli i ujit ka arritur në 10 centimetër mbi asfalt. Fshati Obot është izoluar nga uji dhe rruga nuk mund të kalohet as nga mjetet e mëdha. Janë marrë masa për të vënë në dispozicion mjete lundrimi. Uji ka arritur dhe në periferi të Shkodrës, në lagjen Ajasëm.
Janë marrë masa nga rezervat e shtetit për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm dhe ushqime të banorëve të prekur nga përmbytjet.
Përmbytjet
Përkeqësohet situata nga përmbytjet gjatë natës në zonën e Nënshkodrës dhe Lezhës duke risjellë në kujtesë përmbytjet e Janarit e Shkurtit. Pas hapjes së portave të shkarkimit në HEC-in e Fierzës dhe si shkak i reshjeve te fundit me intensitet, në Shkodër janë përmbytur 280 ha sipërfaqe tokë bujqësore, ndërsa niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 30 cm. Situata paraqitet e pa ndryshime dhe në këto orë të paradites.
Problematika
Komuna Dajç e rrethit të Shkodrës, edhe për shkak të pozicionit të saj gjeografik, është komuna ku janë shënuar përmbytjet më të mëdha dhe ku dëmet janë gjithashtu më të mëdha. Në fillim të vitit në këtë komunë janë përmbytur 2000 ha tokë, si dhe 1187 shtëpi ndodhen me prezencë uji. Nga kjo komunë është bërë dhe evakuimi më i madh i personave. Ministria e Brendshme informon se niveli i ujit në zonat e përmbytura ka ruajtur të njëjtin nivel si ditët e kaluara. Përveç dëmeve materiale, në Dajç edhe jeta e banorëve ka qenë më e rrezikuar. Niveli i ujit arrit në mbi 1 metër
Banorët
Rreth 100 banesa të fshatit Daragjat rrezikojnë të përmbyten sërish pa u larguar ende uji i përmbytjeve të mëparshme. Banorët shprehen se kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet përkatëse për të forcuar argjinaturën. Uji po vjen me një fuqi të madhe, do të rrezikojmë për të tretën herë. Po nuk u morën masa ne jemi sërish të mbytur, shprehen banorët e fshatit Dragjat. Ndërkohë sipas informacioneve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, situata e prurjeve të ujit në HEC-et e vendit për shkak të sasisë së madhe të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit, është nën kontroll.
Gjendja në kaskada
Zëvendësministri i këtij dikasteri, Leonard Beqiraj tha dje se grupet e ekspertëve vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe se "Shkarkimet e ujit do të vazhdojnë nga kaskada e Drinit sipas kritereve që përcakton rregullorja teknike duke garantuar sigurinë e këtij procesi. Sipas tij, me 750 metër kub ujë shkarkime, nuk ka rrezik përmbytje të zonës së nën Shkodrës. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës thotë se po ndjek me vëmendje situatën hidrike në Kaskadën e lumit Drin, ku prurjet janë rritur ditët e fundit për shkak të reshjeve të shiut kurse siguron se nuk ka rrezik përmbytjesh të reja në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës. Për këtë situatë u mblodh sot edhe Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me kërkesën e Sekretariatit Teknik të shkarkimit të kuotave pranë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. METE në monitorimin e situatës në Kaskadën e Drinit dhe tha se nuk ka rrezik përmbytje në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës.
Përmbytjet në Lezhë, shkolla nën ujë
Situata me problematike ka qene në lagjen Skandërbeg ku uji ka depërtuar në ambientet e një shkolle 9-vjeçare duke sjellë ndërprerjen e mësimit. Të rrethuara nga uji në këtë lagje dhe dy banesa. Gjithnjë sipas informacionit të marrë pranë shtabit të emergjencës civile në prefekturën e Lezhës, mësohet se probleme nga reshjet e shumta të shiut janë krijuar në fshatin Grykë Manati, si dhe në fshatin Zejmen dhe Markatomaj, të komunës së Zejmenit, ku disa banesa gjenden në prezencën e ujit. Problem paraqet edhe rruga automobilistike, aksi i vjetër Lezhë-Milot, për shkak të mbetjeve inerte që kanë sjellë përrenjtë. Ndërsa, përsa i përket dy rretheve të tjerë të Qarkut të Lezhës, burimet në fjalë bëjnë të ditur se në rrethin e Kurbinit rrugët janë të kalueshme dhe nuk paraqesin probleme. Ndërsa, në rrethin e Mirditës të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk paraqesin probleme, si dhe nuk ka patur probleme të furnizimit me energji elektrike.
Shtabi i Emergjencave, në Arrën rrezikohen 6 banesa
Të dhënave nga shtabi i emergjencës njofton se më serioze paraqitet në fshatin Arrën ku 6 banesa rrezikojnë seriozisht përmbytjen dhe në komunën Ana e Malit ku është dëmtuar rëndë nënstacioni i pompave duke lënë banorët e zonës pa ujë të pijshëm për orë të tëra.
Ndërkohë prezencë uji por pa bllokim rrugësh janë vërejtur mëngjesin e djeshëm në Obot. Po kështu edhe në komunën Dajç, një pjesë e fushës në fshatin Dragushë është e mbuluar me ujë. Edhe pse argjinaturat janë përforcuar që pas përmbytjeve të Janarit e Shkurtit, uji po shfaqet frikshëm në zonë pasi Drini dhe Buna janë tejfryrë në shtretërit e tyre. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Posaçëm, zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës iu përgjigj interesit të mediave të pranishme. I pyetur lidhur garancitë për rrezikun që mund të vijë nga kjo situatë, Leonard Beqiri u shpreh se: Garantimi i Kaskadës nuk bëhet me deklaratat e personave që janë përfaqësues të ministrisë së Ekonomisë apo këtij Grupi të Posaçëm, por bëhet gjithmonë duke iu referuar Rregullores së shkarkimit të kuotave. Ka një siguri teknike, ka një rregullore që tregon se si duhet të veprohet. Pra, në këto kushte, me këto shkarkime që kemi, nuk ka rrezik përmbytje në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës. Lidhur me prodhimin e energjisë, zëvendësministri Beqiri tha se, ai ka arritur në gati 30 milion kWh, eksporti në 17 milion kWh dhe ky regjim do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.
Banorët e Ajsëm lënë banesat
Banorë të Nënshkodrës kanë nisur të largojnë bagëtitë nga frika e një përmbytjeje masive. Fryrja e Drinit nga shkarkimet që po bën Vau i Dejës ka rritur ndjeshëm nivelin e lumit pranë lagjes Ajasëm, ku uji ka prekur lokalet buzë rrugës. Prurjet e Drinit dhe normat e shkarkimit të tre hidrodecentaraleve janë shënuar dje norma të barazvlefshme me shkarkimet në fillim të vitit ku u përmbyt gjithë zona e Nënshkodrës. Ndërkohë dje është mbledhur Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Ekonomisë, cili bëri të ditur se përveç shkarkimeve 2 mijë metër kub në sekondë situata është nën kontroll. Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentrale ka shtuar frikën e banorëve të fshatit Daragjat në Shkodër për një përmbytje të tretë të zonës. Pavarësisht se institucionet përgjegjëse përjashtojnë mundësinë e përmbytjeve, banorët thonë se po vërejnë rritjen e nivelit të ujit i cili po u afrohet dalëngadalë banesave të tyre. Në fillim të vitit rreth 35 ha tokë bujqësore në zonën e Nënshkodrës është nën pushtetin e ujit si pasojë hapjes së portave shkarkuese të hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Fshtra të komunave Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Velipojë etj., janë më të prekurit, pasi toka bu