Banorët e Fushë Krujës në protestë për punimet në lumin Zeze
FUSHË KRUJË- Banorë të Fushë-Krujës kanë protestuar kundër punimeve që po kryhen në lumin Zeze, duke nderpre vazhdimin e tyre. Sipas banoreve firma që po kryen punimet nuk po zbaton projektin qe i eshte dorezuar bashkise. Ky projekt kishte si synim zgjerimin e lumit Zeze, në mënyrë që të evitoheshin përmbytjet si pasojë e daljes së lumit nga shtrati, gjatë shirave të dimrit.
Protestuesit kanë detyruar firmën të ndërpresë punimet, dhe kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse nuk ndërhyhet që punimet të kryhen sipas projektit.
“Firma nuk po punon, po tallet me ne. Si ka mundësi që firma ndryshon projketin disa herë. Janë lekët tona ato që shkojnë dëm, pasi ne përsëri na hyn uji në shtëpi”, shprehet një banor i zonës.
“Ne do dalim të bllokojmë autostradën nëse nuk zbatohet projekti që kemi në Bashki”, thotë një banor tjetër.
Banorët e lagjeve “Adem Gjeli” dhe “Bakushe Visha” vetëm gjatë muajt dhjetor janë përmbytur 2 herë, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Zeze.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)