E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reklamat e duhanit, gjobiten katër kompani

TIRANË- Zyra e hetimit tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim Taksave ka gjobitur katër kompani që tregtojnë duhanin në vend për reklamim ilegal të produkteve të duhanit në kundërshtim me nenin 13 të ligjit antiduhan.

Specialisti për duhanin në Institutin e Shëndetit Publik, Roland Shuperka, deklaroi për mediat se përveç vendosjes së reklamave të mëdha të duhanit në disa pika kyçe në kryeqytet, këto kompani kanë organizuar ilegalisht nëpërmjet disa agjencive të marketingut edhe promocionin aktiv të produkteve të duhanit nëpër rrugët kryesore.

Ai paraqiti dhe disa nga fotot e fiksuara nga prfaqesuesit e zyrës së hetimit tatimor dhe Institutit të Shëndetit Publik gjatë reklamimit të produkteve të duhanit në rrugë.

Ligji antiduhen parashikon ndalimin e reklamimit te duhanit ne vendet publike si dhe nga masmedia. Këtu përfshihen edhe reklamat indirekte si simbole, shkronja, ngjyra simbol të markës së duhanit, etj.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›