Kolegji Zgjedhor pergjigjet me 6 korrik per ankesen e PS

Ne Shqiperi Kolegji Zgjedhor vendosi sot te shqyrtoje me date 6 korrik ankesen e Partise Socialiste lidhur me vendimet e fundit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per shpalljen e fituesit per bashkine e Tiranes dhe tabelat e rezultateve.
Socialistet kane identifikuar 284 qendra votimi ne kryeqytet ne te cilat sipas tyre ka mosperputhje te shifrave mes fleteve te votimit dhe numrit te votuesve. Socialistet thone gjithashtu se nga vezhgimi qe i kane bere materialeve filmike te procesit te numerimit mosperputhja e shifrave ka ndodhur sipas tyre pasi Komisioni qendror nisi procesin e rinumerimit. Faktet e gjetura sipas socialisteve jane te mjaftueshme per te shpallur pavlefshemrine e zgjedhjeve ne Tirane e perseritjen e tyre duke qene se eshte cenuar parimi kushtetues nje zgjedhes nje vote shprehen ata.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor do te jete percaktues per fatin e sfides se kryeqytetit. Nese do te hidhet poshte ankimimi I socialisteve atehere zoti Basha i cili eshte shpallur fitues me 93 vota nuk ka me asnje pengese per te marre drejtimin e Bashkise. Ne rast te kundert nje vendim ne favor te socialisteve do te rihapte edhe nje here garen per kryeqytetin.