E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia dhe Kosova bashkepunimi mes dy vendeve

lt--AV--gtNje grup studiuesish te diplomacise politikes dhe ekonomise nga Shqiperia dhe Kosova zhvilluan sot ne Tirane nje tryeze te rrumbullaket mbi te ardhmen e afert bashkepunuese midis dy vendeve. Takimi u organizua prej Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare dhe Klubit per Politike te Jashtme per te trajtuar tema qe lidhen me politikat e bashkepunimit Shqiperi-Kosove dhe sfida te tjera ekonomike dhe sociale midis tyre.

Analisti Veton Surroi perfaqesues i Klubit per Politike te Jashtme thote se mbetet nje sfide menyra se si te racionalizohet politika kosovare ndaj Shqiperise dhe anasjelltas. Ai thote se te dy palet duhet te fokusohen ne interesat e perbashketa qe jane integrimi europian dhe integrimi kombetar. Sfida eshte se si te bashkohen ne nje te vetme keto dy vija integruese.

Elitat politike dhe intelektuale jane larg intensitetit i cili tashme eshte bere realitet. Pavaresia e Kosoves e ka nxjerre si sfide qe Kosova te kete nje politike te jashtme ndaj Shqiperise te cilen nuk e ka ende. Rruga Durres - Kukes - Morine ka krijuar nje realitet te ri gjeopolitik dhe ekonomik. Per kete duhet dhene nje pergjigje. Pra kerkohet nje mobilizim per te racionalizuar dhe per te projektuar natyren e marredhenieve midis Kosoves dhe Shqiperise ne dekadat e ardhshme - tha zoti Surroi.

Drejtuesi i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare Albert Rakipi thote se interesat afatshkurtra politike ne Tirane dhe ne Prishtine nuk duhet te pengojne bashkepunimin afatgjate. Sipas tij keta studiues me idete e tyre po nxitin institucionet vendimmarrese ne Shqiperi dhe ne Kosove qe te hartojne strategji te perbashketa ne politike ne ekonomi dhe ne fushen sociale qellimi pra eshte qe hapat te hidhen ne menyre me te koordinuar se deri tani.

shte e vertete dhe e pranojme qe tre vjet pas pavaresise se Kosoves nuk ka ndonje substance te madhe ne marredheniet midis dy vendeve. Nuk ka asnje problem dhe nuk ka pse te kete sepse jane dy shtete qe i perkasin te njejtit komb. Mbetet per ta pare se si keto dy shtete qe i perpkasin nje kombi do te akomodohen ne marredhenie dypaleshe. Ka ceshtje strategjike per tu diskutuar cila eshte e ardhmja midis dy shteteve ne kontekst nderkombetar qe lidhen me anetaresimin ne Bashkimin Europian si edhe ne kontekstet rajonale ne raport me vendet e tjera ballkanike dhe me Serbine sigurisht - tha zoti Rakipi.

Studiuesi tjeter Zef Preci i Qendres Shqiptare per Kerkime Ekonomike po monitoron prej disa vjetesh shkembimet ekonomike e tregtare Shqiperi - Kosove. Thelbi i gjithe debateve sipas tij eshte shtimi i shkembimeve ndershqiptare per tregti me te madhe dhe per investime te ndersjellta.

Keto shkembime tregtare kane reflektuar venien apo heqjen e barrierave administrative si edhe zhvillimet ne tregjet rajonale. Tregjet kane rrugen e tyre dhe nese politika nuk orientohet si duhet per te shfrytezuar rrethanat dhe per ti bere te qendrueshme keto tendenca atehere nuk do te arrihet qellimi. Debati po fokusohet ne rruget e heqjes se barrierave tregtare tarifore apo administrative me synimin qe te kete nje levizje te lire te kulturave kapitaleve mallrave dhe te ideve. Pervoja tregon se ekzistojne potenciale te medha ne te dy anet e kufirit - tha zoti Preci.

Analistet ne kete tryeze te rrumbullaket vleresuan se autostrada e re Durres - Kukes ka sjelle nje realitet te ri gjeopolitik dhe nje shtytje te re per bashkepunim me te madh. Por kjo rruge nuk eshte e mjaftueshme per te afruar ekonomikisht dy vendet. Qe rruga te behet e dobishme thone ata duhet qe zyrtaret te heqin barriera dhe te krijojne lehtesi te tjera administrative per klimen e biznesit ne te dy anet e kufirit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›