E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Gërdecit në protestë: Nuk dalim nga Kavalishenca

 

Rreth 370 banorë nga Gerdeci, Marqineti dhe Vora, të cilet janë strehuar në mjediset e Kovaleshencës në Durrës, kanë protestuar sot, duke kërkuar nga qeveria rishqyrtimin e vendimit për nxjerrjen e tyre nga ambientet shtetërore në Durrës ku ata janë akomoduar që prej ditës së tragjedisë.

Protesta e tyre që u zhvillua rreth orës 18.00 u mbështet  nga organizata Mjaft, nga disa deputete te opozites dhe perfaqesues te medias.

Gazetari Andrea Stefani, tha se ‘ishin mbledhur për të mbështetur protestën e banorëve të prekur nga tragjedia’, ndërkohë që kritikoi ashpër forcat e policisë të cilët ishin mbledhur në momentin e protestës.

Të mbledhur të gjithë bashkë banorët kërkuan nga qeveria që të dëmshpërblehen për dëmin e shkaktuar, pasi ishte ajo përgjegjëse për tragjedinë.

Më tej ata vijuan duke paralajmeruar se nuk do të dalin nga ambjentet e Kovaleshences.Banoret pritet ta vazhdojnë protestën çdo ditë, madje paralajmeruan se do të hynë në një grevë urie. Ministria e Brendshme ka vendosur që të banorët e Gërdecit, më datë 1 qershor duhet të lënë ambjentet e Kavalishenes dhe do te paguhen 25 mije leke ne muaj per te perballuar qeratë mujore. Vendimi i qeverise, që u konfirmua nga kryetari i Bashkisë së Vorës, ka shkaktuar indinjatë tek banorët e strehuar në Kovaleshencë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›