E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha mund të bëjë dëme, është mirë të largohet

 

Ka mbyllur turin e tij “Dialog me Shqipërinë”, kreu i PS-së Edi Rama. Ai është takuar me të rinjtë në ish-parkun Rinia në Tiranë. Në këtë takim të fundit për këtë tur udhëtimesh Rama ka kërkuar  herë largimin e Berishës nga ‘qeveria e zhgënjimeve’. Ai ka rikujtuar edhe një herë problemet e të rinjve, në mënyrë të veçantë punësimin.

“Universitete tona janë kthyer në fabrika diplomash pa fund dhe të rinjtë shqiptarë janë sot pa punë”- u shpreh Rama. Ftesa e NATO-s nuk mjafton për një Shqipëri të qetë. Që Berisha të mos bëj ndonjë dëm të mundshëm ndaj Shqipërisë është mirë që ai të largohet,- ka theksuar Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›